КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Братство је ојачано Американцем Дејвисом

Шахид Дејвис

Vëllaznimi i Gjakovës është përforcuar me basketbollistin amerikan Shaheed Davis. 

Për Davisin kjo është hera e dytë që luan në Kosovë, pasi më parë ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.

Davis është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitat 4 dhe 5. 

32-vjeçari ka luajtur edhe në Itali me Cantun, Academic Plovdivin në Bullgari, Lavrion në Greqi, Fukushima Firebonds dhe Kumamoto Volters në Japoni, Sheffield Sharks në Angli, Hapoel Eilat në Izrael, Al-Naft në Irak, Feni Industries në Maqedoninë e Veriut dhe Cherkasy Mavpy në Ukrainë.

“Me përvojën dhe cilësitë e tij, Davis pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë në vazhdim të sezonit”, ka shkruar Vëllaznimi. 

Vëllaznimi pas pesë xhirove në Superligë ka vetëm një fitore dhe katër humbje. Renditet në pozitën e fundit me gjashtë pikë.