КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Трепча без проблема против Боре

Трепча

Trepça duket se e ka kaluar minikrizën në rezultate. Pas katër humbjeve rresht, skuadra mitrovicase është në seri prej tri fitoreve. 

Të dielën në “Minatori”, Trepça fitoi 79:68 ndaj Borës së Prishtinës. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. Bora ishte vendase, por skuadrat u pajtuan që ndeshja të zhvillohet në Mitrovicë.

Bora e fitoi çerekun e parë me rezultat 15:10, kurse pas 20 minutave kishte epërsi 35:28. Megjithatë “xehetarët” u kthye furishëm në çerekun e tretë, të cilin e fituan 31:17. 59:52 në të mirë të Trepçës përfundoi çereku i tretë. Kampionia në fuqi nuk pati telashe për ta mbajtur epërsinë gjatë gjithë periudhës së fundit.

Kenny Hasbrouck ishte më i miri te Trepça me 15 pikë. Transferimi i fundit, Drew Thelwell ishte më efikasi me 17 pikë, ndërsa i kishte edhe katër kërcime e tri asistime. Shawn Jones realizoi 14 pikë e 10 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi ndihmoi me 16 pikë. 

Te Bora u dallua Terren Allen me 20 pikë, tri kërcime e tri asistime. Jericole Hellems i kishte tetë pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

 Trepça tani i ka tri fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë ka edhe Bora.