КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Пећ доживео тежак пораз, квалификације готово немогуће

КБ ПЕ

Klubi i basketbollit Peja është në prag të eliminimit nga “FIBA Europe Cup”. 

Peja të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, para tifozëve të vet të cilët nuk ishin në numër të madh, u mposht nga Dinamo e Bukureshtit me rezultatin 96:58. 

Ishte ndeshja e parë e kualifikimeve për në sezonin e rregullt të “FIBA Europe Cup”, që është niveli i dytë i garave që organizohen nga FIBA. 

Ndeshja kthyese luhet më 30 shtator në Bukuresht. 

Skuadra rumune dominoi në këtë ballafaqim. 

Shkëputjen në rezultat e bëri në çerekun e parë, të cilin e fitoi me 16 pikë dallim, 27:11. Peja e fitoi çerekun e dytë 18:14, por pësoi 27:12 në çerekun e tretë, kur edhe u bë dallimi i madh në rezultat. 
Në periudhën e fundit mysafirët nuk lejuan befasi. E fituan bindshëm edhe periudhën e fundit të ndeshjes me rezultatin 28:17. Dhe në fund iu gëzuan fitores me 38 pikë dallim. 

DJ Burns i kishte statistikat më të mira te Dinamo e Bukureshtit në këtë ballafaqim. Ai shënoi 16 pikë, 11 kërcime e pesë asistime. 

Xavier Johnson u dallua te Peja me 11 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. 11 pikë i kishte edhe Robert Smith, por pati shumë tentime të pasakta. 

Shtatë pikë i shënoi Dwight Wilson, ndërsa Orges Shatri i pati pesë pikë për skuadrën që udhëhiqet nga Mihalis Kakiouzis. 

Peja për herë të fundit në këtë garë, garoi në vitin 2024. Edhe në atë vit u eliminua në kualifikime. I humbi të dyja ndeshjet nga skuadra greke, Maroussi Basketball Club, 98:75 në udhëtim dhe 106:81 në shtëpi.