КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

НБА шампион: Играћу са деформисаним прстом

Јосх Харт

Ylli i basketbollit, që e fitoi titullin në NBA me New York Knicks në edicionin e kaluar, Josh Hart, ka marrë një vendim që jo çdo kush do ta merrte. 

Hart ka vendosur që të luajë me dhimbje dhe me gisht të deformuar nga lëndimi, deri në fund të karrierës. 

Ai pësoi lëndim të rëndë në gishtin e unazës gjatë finaleve të Konferencës së Lindjes në vitin 2025, ndaj Indiana Pacersit. U operua pas serisë së finaleve. Por, gjendja e gishtit iu keqësua në verë, pas përplasjes që e pati me basketbollistin e Knicks, Mikal Bridges. 

31-vjeçari nuk do të operohet më, pasi operimi do t’ia përfundonte karrierën në NBA. 

“Kapja e topit, mbajtja e topit, gjuajtjet, të gjitha do të ishin të pamundura në rast të ndërhyrjes. Nuk do të mund të luaja më. Mendoj se do ta mbaj gishtin me fasha deri kur të pensionohem, në të kundërtën duhet ta amputoj”, ka deklaruar Hart, shkruan “Bild” të premten.