КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Бора почиње нову сезону великом победом

Бора почиње нову сезону великом победом

Bora e ka nisur edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës në basketboll me fitore të thellë. 

Bora të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin 90:67. 

Bora e fitoi çerekun e parë me rezultatin e thellë 26:13. Edhe çereku i dytë u fitua nga skuadra prishtinase me shifrat 17:14. 

Bora shkëputjen e madhe e bëri edhe në çerekun e tretë, 28:14. 

Vëllaznimi i Gjakovës e fitoi dhjetëminutëshin e fundit me rezultat 26:19, por pa e rrezikuar fitoren e Borës.

Më i dalluari te Bora ishte Laolu Oke me 12 pikë, 11 kërcime dhe një asistim. 

U veçua edhe Olsi Kurtaj me 13 pikë, një kërcim dhe tri asistime. 

Lojë të mirë te Vëllaznimi i Gjakovës pati Kentrell Pullian me 13 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. 

Vëllaznimi mbeti në Superligë vetëm pasi Drita e Gjilanit nuk plotësoi kriteret për të garuar në elitë.