---
description: Pas shumë raportimeve, më në fund prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes-Benz,...
title: Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit
image: https://resources.koha.net/images/2019/January/08/nuova-mercedes-cla_11546983628.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Auto

# Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit

![](https://resources.koha.net/images/2019/January/08/nuova-mercedes-cla_11546983628.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 janar 2019 23:42
- Shpërndaje në:

- 8 janar 2019 23:42
- Shpërndaje në:

Pas shumë raportimeve, më në fund prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes-Benz, ka prezantuar CLA-Classën e re për vitin 2020 në panairin CES 2019 në Las Vegas, Nevada.

Gjenerata e re e këtij Sedani pritet të arrijë ka fundi i vitit dhe Mercedesi do të zbulojë çmimin e tij pak para lansimit.

Kur do të dalë për shitje në SHBA, ky Sedan 4-dyersh do të jetë në dispozicion vetëm si CLA250 me motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe marshin automatik prej 7 shpejtësive, transmeton Koha.net. Blerësit do të mund të zgjedhin mes versionit me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme ose me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, Mercedes CLA i ri do të jetë në dispozicion me motor me kapacitet prej 221 kuajfuqi, gjë që është një përditësim i motorit 2.0-litër Turbo të Sedanit A220 me kapacitet prej 188 kuajfuqi. Tani për tani, Mercedesi nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me performancën e CLA të ri përveç që shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 209 kilometra në orë.

{gallery}

Mercedes CLA i ri është rritur pak për dallim nga gjenerata e kaluar. Gjatësia e tij është 4.6 metra, ndërsa gjerësia e tij 2.7 metra. Po ashtu, kompania ka zgjeruar edhe boshtin e rrotave të përparme për 63mm dhe të pasme për 55mm, shkruan [motor1](https://www.motor1.com/news/300189/2020-mercedes-cla-official-debut/). Hapësira për pasagjerët si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, nuk ka ndryshuar, ndërsa kapacitetin e bagazhit e ka 460 litra.

[Edhe ![Pasnesër do ta mbajë premierën Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë më të reja](https://resources.koha.net/images/2019/January/06/Mercedes-CLA-Coupe1546804284.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 6 jan 2019 Pasnesër do ta mbajë premierën Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë më të reja](https://www.koha.net/auto/pasneser-do-ta-mbaje-premieren-mercedes-cla-i-ri-vjen-me-teknologjite-me-te-reja)

Në interier, CLA-Class i ri vjen me sistemin për argëtim (infotainment) MBUX (Mercedes-Benz User Experience), dy ekrane 7-inçësh – njërin te instrument-tabela dhe tjetri për sistemin infotainment, përcjell Koha.net. Por, konsumatorët mund të marrin edhe ekranet më të mëdha, 10.25-inç. Po ashtu, ky Sedan i ri vjen edhe me sistemin për kontroll me gjeste, sistemin e navigacionit dhe sistemin e zërimit “Burmester Surround Sound”.

Mercedes-Benz CLA-Class i ri, po ashtu, vjen me sistemin standard Active Brake Assist i cili automatikisht ngadalëson Sedanin në mënyrë që t’i shmanget aksidentit me ndonjë automjet, biçikletë apo këmbësor. Megjithatë, si opsion për zgjedhje është edhe paketa “Driver Assistance” e cila në vete përfshinë sisteme të ndryshme të teknologjisë së fundit të cilat i ndihmojnë shoferit gjatë vozitjes.

Artikuj të ngjashëm

- [![Prezantohet Mercedes-AMG GLA 45S i ri](https://resources.koha.net/images/2023/October/13/mercedes1697214520.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 13 tet 2023 Prezantohet Mercedes-AMG GLA 45S i ri](https://www.koha.net/auto/prezantohet-mercedes-amg-gla-45s-i-ri)
- [![Debuton GLA i ri, vjen me inteligjencë artificiale dhe funksion të vetë-larjes](https://resources.koha.net/images/2019/December/11/mercedes-benz-gla-20201576083883.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 11 dhj 2019 Debuton GLA i ri, vjen me inteligjencë artificiale dhe funksion të vetë-larjes](https://www.koha.net/auto/debuton-gla-i-ri-vjen-me-inteligjence-artificiale-dhe-funksion-te-vete-larjes)
- [![Mercedesi zbulon dizajnin e gjeneratës së re të GLA-së](https://resources.koha.net/images/2019/December/09/2020-mercedes-benz-gla-teaser_11575883821.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 9 dhj 2019 Mercedesi zbulon dizajnin e gjeneratës së re të GLA-së](https://www.koha.net/auto/mercedesi-zbulon-dizajnin-e-gjenerates-se-re-te-gla-se)
- [![Zbulohet çmimi i Mercedes-Benz CLA të ri](https://resources.koha.net/images/2019/March/03/96299910-2020-mercedes-cla-041551643129.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 3 mar 2019 Zbulohet çmimi i Mercedes-Benz CLA të ri](https://www.koha.net/auto/zbulohet-cmimi-i-mercedes-benz-cla-te-ri)

[Botë.]() [Aplikacioni ukrainas për alarmet ajrore dyshohet se u hakua, përdoruesit morën paralajmërime të rreme për rrezik nga rrezatimi](https://www.koha.net/bote/aplikacioni-ukrainas-per-alarmet-ajrore-dyshohet-se-u-hakua-perdoruesit-moren-paralajmerime-te-rreme-per-rrezik-nga-rrezatimi)

[Sporte të tjera.]() [Antonelli shkruan histori, kampioni më i ri në Formula 1](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/antonelli-shkruan-histori-kampioni-me-i-ri-ne-formula-1)

[Kronikë.]() [Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin-Potok](https://www.koha.net/kronike/policia-sekuestron-kater-arme-zjarri-ne-zubin-potok)

[Botë.]() [Rrëzohet një aeroplan në Florida, nëntë të vdekur](https://www.koha.net/bote/rrezohet-nje-aeroplan-ne-florida-nente-te-vdekur)

[Kronikë.]() [Policia inicion rast ndaj një 19-vjeçari, pa patentë shoferë drejtoi veturën me shpejtësi 170 km/h në zonë urbane](https://www.koha.net/kronike/policia-inicion-rast-ndaj-nje-19-vjecari-pa-patente-shofere-drejtoi-veturen-me-shpejtesi-170-kmh-ne-zone-urbane)

[Futboll.]() [Zhegrova asiston, Juventusi fiton derbin ndaj Napolit](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-inkuadrohet-ne-fushe-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/auto/debuton-zyrtarisht-mercedes-cla-i-ri-vjen-me-teknologjite-e-fundit","datePublished":"2019-01-08T23:42:01+01:00","dateModified":"2026-07-09T23:55:06+02:00","articleSection":"Auto","wordCount":407,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pas shumë raportimeve, më në fund prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes-Benz,...","url":"https://www.koha.net/auto/debuton-zyrtarisht-mercedes-cla-i-ri-vjen-me-teknologjite-e-fundit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/January/08/nuova-mercedes-cla_11546983628.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
