---
description: Posta e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka lëshuar në qarkullim...
title: Xhubleta në pulla postare të Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2022/December/28/xhubleta1672221279.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Xhubleta në pulla postare të Kosovës

![](https://resources.koha.net/images/2022/December/28/xhubleta1672221279.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 dhjetor 2022 11:52
- Shpërndaje në:

- 28 dhjetor 2022 11:52
- Shpërndaje në:

Posta e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar “Nga Trashëgimia – Xhubleta”, e cila u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente nga UNESCO në vitin 2022.

“Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë”, thuhet në njoftimin e Postës.

Sipas njoftimit xhubleta jep identitetin e kombit nëpërmjet motiveve.

“Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë Iliriane, nëpërmjet së cilës ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malësorët tanë e përcollën deri në vitet 1950 -1960, pra është e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja”, thuhet në njoftim.

Xhubleta, veshja tradicionale me origjinë të lashtë, tipike për gratë e Shqipërisë së Veriut, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, është një fund popullor i valëzuar, në formë zileje që përbëhet nganjë numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Ajo mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë.

[Edhe ![Xhubleta nis udhëtimin edhe në pullat postare të Shqipërisë](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/6c97a74d-6566-4978-8cc6-3fd5e15b8728.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 5 tet 2026 Xhubleta nis udhëtimin edhe në pullat postare të Shqipërisë](https://www.koha.net/kulture/xhubleta-nis-udhetimin-edhe-ne-pullat-postare-te-shqiperise)

Në shek. XVIII xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: e zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinet, xhoka, kërdhokulla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është një fund në trajtë kambane, që vjen e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm

- [![“Xhubleta: pëlhurë dhe histori” – si rilexim elegant i trashëgimisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/23/e9523553-e7dd-4273-9f24-9f8b7d96c86c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 23 kor 2026 “Xhubleta: pëlhurë dhe histori” – si rilexim elegant i trashëgimisë](https://www.koha.net/kulture/xhubleta-pelhure-dhe-histori-si-rilexim-elegant-i-trashegimise)
- [![Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/July/04/9f3cc87e-2e23-4d57-b352-5ea79437c5c5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 4 kor 2025 Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës](https://www.koha.net/luftarake/distria-krasniqi-ne-pullat-postare-te-kosoves)
- [![Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/November/22/46d04363-0ce4-407b-a95a-497281e380d5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 22 nën 2024 Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës](https://www.koha.net/kulture/kalaja-e-prizrenit-ne-pulla-postare-te-kosoves)
- [![Xhubleta dhe prezantimi i saj në institucionet kulturore](https://resources.koha.net/images/2023/July/09/XhubletaShkodra_11688895954.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 9 kor 2023 Xhubleta dhe prezantimi i saj në institucionet kulturore](https://www.koha.net/shtojca-kulture/xhubleta-dhe-prezantimi-i-saj-ne-institucionet-kulturore)

[Arbëri.]() [RrGK-ja në takim me Shiroka-Pulën propozon përfshirjen e femicidit në Kodin Penal](https://www.koha.net/arberi/rrgk-ja-ne-takim-me-shiroka-pulen-propozon-perfshirjen-e-femicidit-ne-kodin-penal)

[Lifestyle.]() [Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë energji elektrike edhe kur nuk përdoren](https://www.koha.net/lifestyle/tri-pajisje-shtepiake-qe-shpenzojne-me-shume-energji-elektrike-edhe-kur-nuk-perdoren)

[Kulturë.]() [“Kurrë më!”: Përkujtimi i Holokaustit nën presion](https://www.koha.net/kulture/kurre-me-perkujtimi-i-holokaustit-nen-presion)

[Futboll.]() [Ballkani mbetet pa trajner](https://www.koha.net/futboll/ballkani-mbetet-pa-trajner)

[Botë.]() [Trump: Kur të vdes do të shkoj në parajsë](https://www.koha.net/bote/trump-kur-te-vdes-do-te-shkoj-ne-parajse)

[Arbëri.]() [Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu: Këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/raporti-i-progresit-lushaku-sadriu-kete-jave-pritet-te-mbahet-seance-e-jashtezakonshme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Xhubleta në pulla postare të Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/xhubleta-ne-pulla-postare-te-kosoves","datePublished":"2022-12-28T11:52:36+01:00","dateModified":"2026-07-11T04:30:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":335,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Posta e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka lëshuar në qarkullim...","url":"https://www.koha.net/arberi/xhubleta-ne-pulla-postare-te-kosoves","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/December/28/xhubleta1672221279.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
