---
description: Sociologu Genc Xërxa ka thënë se Kosova nuk i ka shpëtuar “ekspansionit të diskursit populist në botë”.Sipas tij, periudha 2020-2030 është kohë e këtij diskursi
title: "Xërxa: Diskursi populist është në ekspansion kudo në botë, edhe në Kosovë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/20/ef495399-8709-4353-b2cc-6d2ce66b670d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Xërxa: Diskursi populist është në ekspansion kudo në botë, edhe në Kosovë

![Genc Xerxa](https://resources.koha.net/images/2025/November/20/ef495399-8709-4353-b2cc-6d2ce66b670d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 nëntor 2025 21:13
- Shpërndaje në:

- 20 nëntor 2025 21:13
- Shpërndaje në:

Sociologu Genc Xërxa ka thënë se Kosova nuk i ka shpëtuar “ekspansionit të diskursit populist në botë”.

Sipas tij, periudha 2020-2030 është kohë e këtij diskursi. Ai ka thënë se kjo ndodh për shkak të rrethanave socioekonomike, të sigurisë dhe luftërave.

“E kemi parë gjuhën e teknokratëve si Merkeli dhe Bideni që ka qenë më e butë në krahasim me gjuhën e Trumpit. Në Gjermani kemi edhe gjuhën shumë të ashpër e agresive të AfD-së që lidhet me problematiket e ndryshme brenda Gjermanisë... kundër migracionit e madje kanë thënë se ka invazion... racizëm i shpërfaqur”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së të enjten.

Sipas tij, i njëjti diskurs po shfaqet edhe te partitë politike në Kosovë “si strategji sepse po mbledh vota”.

“Gjuha e ashpër apo agresive tërheq vëmendje në opinion... pra tituj bombastikë. Masave iu pëlqen sepse i mobilizon militantët dhe paraqet një dominancë apo pushtet dhe fortësi përballë opinionit të gjerë”, ka thënë ai.

Kjo gjuhë, siç ka thënë Xërxa, shkakton përçarjen të tipit “ne dhe ata”, brenda shoqërisë.

[Edhe ![Rexhepi: Si shoqëri kemi filluar ta marrim drejtësinë në duart tona, mungojnë masat mbrojtëse](https://resources.koha.net/images/2026/November/03/ed71f124-57c5-4afa-b522-ce0cfc3116f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 nën 2026 Rexhepi: Si shoqëri kemi filluar ta marrim drejtësinë në duart tona, mungojnë masat mbrojtëse](https://www.koha.net/arberi/rexhepi-si-shoqeri-kemi-filluar-ta-marrim-drejtesine-ne-duart-tona-mungojne-masat-mbrojtese)

Ai ka thënë tutje se partitë targetojnë grupe të caktuara, në të cilat u shkon zëri.

“Bëhen hulumtime, çfarë strukture të shoqërisë kemi, çfarë niveli të arsimimit, çfarë niveli të emancipimit. E nëse pjesa më e madhe e një shoqërie ka nivel të komunikimit apo perceptimit dhe artikulimit, atë e përdorin dhe targetojnë. Pra i drejtohen masës me gjuhën që e pëlqen”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, tjetër pikë në çështjen e diskursit populist është thjeshtimi i gjërave komplekse duke mënjanuar falë etiketimeve dhe përçarjeve, fokusin te programet politike.

[Lexo përditësimet tjera![Konfront](https://resources.koha.net/images/2025/November/20/dee75b59-dc79-4b32-bca4-d741fd844934.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Zgjedhje “dhuratë” për Vitin e Ri - "Konfront"</h4>](https://www.koha.net/arberi/live-zgjedhje-dhurate-per-vitin-e-ri-konfront)

[#genc xerxa](https://www.koha.net/tag/genc-xerxa) [#Sociolog](https://www.koha.net/tag/sociolog) [#diskursi politik](https://www.koha.net/tag/diskursi-politik) [#populizmi](https://www.koha.net/tag/populizmi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Merz: Dialogu Prishtinë – Beograd po e mban peng rajonin](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/46aeeae1-eb93-4194-ab5c-3a986264c0bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2026 Merz: Dialogu Prishtinë – Beograd po e mban peng rajonin](https://www.koha.net/arberi/merz-vendeve-te-ballkanit-te-perendimor-mos-i-hidhni-benzine-zjarrit-te-se-kaluares)
- [Kolumne 24 sht 2026 Si do të përfundojë kjo?](https://www.koha.net/kolumne/si-do-te-perfundoje-kjo)
- [Kolumne 3 gus 2026 Në vend të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të rriten tensionet](https://www.koha.net/kolumne/ne-vend-te-normalizimit-mes-kosoves-dhe-serbise-do-te-rriten-tensionet)
- [![Rexhaj: Premtimet në arsim sipërfaqësore, vërehet se s’e kanë përnjëmend](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/45a6072d-1923-40e2-a39f-feb99fd801b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 qer 2026 Rexhaj: Premtimet në arsim sipërfaqësore, vërehet se s’e kanë përnjëmend](https://www.koha.net/arberi/rexhaj-premtimet-ne-arsim-siperfaqesore-verehet-se-se-kane-pernjemend)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Xërxa: Diskursi populist është në ekspansion kudo në botë, edhe në Kosovë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/xerxa-diskursi-populist-eshte-ne-ekspansion-kudo-ne-bote-edhe-ne-kosove","datePublished":"2025-11-20T21:13:04+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":307,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sociologu Genc Xërxa ka thënë se Kosova nuk i ka shpëtuar “ekspansionit të diskursit populist në botë”.Sipas tij, periudha 2020-2030 është kohë e këtij diskursi","url":"https://www.koha.net/arberi/xerxa-diskursi-populist-eshte-ne-ekspansion-kudo-ne-bote-edhe-ne-kosove","keywords":"genc xerxa, Sociolog, diskursi politik, populizmi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/20/ef495399-8709-4353-b2cc-6d2ce66b670d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
