КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Преминуо је Осман Османи, један од оснивача Албанско-америчке грађанске лиге

Осман Османи

Në Prishtinë, pas një sëmundjeje të shkurtër, vdiq Osman Osmani, njëri nga themeluesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Lobi Shqiptaro-Amerikan).

Ai u lind në Morinë më 1946 dhe emigroi në SHBA më 1968, ku, së bashku me vëllezërit, u bë afarist i suksesshëm në New York. Gjatë viteve nëntëdhjetë, familja Osmani u shqua për veprimtarinë atdhetare, duke themeluar edhe RTV-në e parë shqiptare në Amerikë, Victoria.

Akademia përkujtimore për Osman Osmanin do të mbahet të mërkurën, më 21 tetor, në orën 10:00, në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës (në Pallatin e Rinisë).

Varrimi do të bëhet po atë ditë, në orën 15:00, në Morinë, komuna e Gjakovës.