КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Девојка каже да је Јакуп Краснићи одбио медицинску помоћ у Хагу

Јакуп Красники

Vajza e Jakup Krasniqit ka thënë se baba i saj e ka njoftuar që ka refuzuar shërbimin mjekësor që i është ofruar në Hagë. Gresa Krasniqi, e bija e tij, ka shkruar në Facebook se për këtë është njoftuar pas një telefonate të zhvilluar me babain e saj, Jakup Krasniqi.

“Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre”, citohet të ketë thënë Jakup Krasniqi siç ka shkruar vajza e tij, Gresa.

Jakup Krasniqi, bashkë me tre ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 81 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, Hashim Thaçi po ashtu me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.