КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

„Термокоси“ најављује почетак испоруке паре из КЕК-а за грејну сезону

Термокос

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka nisur furnizimin me sasitë e para të avullit nga Korporata Energjetike e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin ngrohës për këtë viti. 

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, furnizimi me avull ka filluar një ditë më parë, me qëllim të prodhimit të energjisë ngrohëse dhe furnizimit të konsumatorëve me ngrohje.

Procesi thuhet se ka nisur me kapacitet të kufizuar, i cili do të rritet gradualisht. 

“Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë. NP ‘Termokos’ do të vazhdojë të angazhohet dhe do të jetë në gjendje gatishmërie të plotë, që edhe këtë sezon ngrohës të ofrojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.