КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Ризваноли: КЕК ће извозити угаљ у Северну Македонију за 73.2 милиона евра

угаљ

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se që gjatë tri vjetëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 73.2 milionë euro.

Sipas saj, kontrata është nënshkruar për herë të parë mes KEK-ut dhe ESM-së.

Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK-un në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve. Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK-u e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk ndikohet nga kjo kontratë.

“...duke qenë se ESM është përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit që do ta blejë”, ka shtuar ajo.