КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Рама одговара демонстрантима: Нећу поднети оставку

Еди Рама

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje për shkak të protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat kanë hyrë në ditën e tretë radhazi.

Policia ka përdorur autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë thyer xhama dhe kanë dëmtuar pronën në kryeqytet. Për shkak të situatës, Kuvendi e ka anuluar seancën e planifikuar për sot.

Studentët, të cilët po protestojnë kundër rritjes së kostos së arsimit dhe korrupsionit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndërrohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo revolucion”, ka thënë Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

Ai ka shtuar se përgjegjësia e tij është të dëgjojë qytetarët, t’u përgjigjet shqetësimeve legjitime dhe ta mbajë Shqipërinë në rrugën e përparimit.

“Alternativa do të ishte t’i tradhtojë shqiptarët që më dhanë një mandat të fuqishëm për t’i përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri është shprehur i gatshëm të diskutojë për rritjen e kostos së arsimit, por ka theksuar se sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë me kërkesat legjitime të studentëve.

Protestat përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt në krye të qeverisë.

Trazirat vijnë pas disa muajsh protestash kryesisht paqësore, të nxitura nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë. Projekti mbështetet nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është përballur me sfida ligjore.

Rama ka deklaruar se luftimi i korrupsionit mbetet një nga prioritetet e qeverisë së tij.

“Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç ka rikonfirmuar së fundmi edhe vetë BE-ja, Shqipëria po e lufton atë më shumë se kurrë më parë”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, mund të ketë forca brenda dhe jashtë vendit që nuk dëshirojnë që Shqipëria të ketë sukses në procesin e integrimit evropian, por ka theksuar se nuk do të lejojë që dhuna ta pengojë të ardhmen evropiane të vendit.

Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, aktualisht kryesojnë procesin e anëtarësimit në mesin e vendeve të Ballkanit dhe synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian që në vitin 2028.

Прочитајте друга ажурирања
Протест

Tirana nën kaos, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës