КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Рама упозорава општине на протесте против владе

Perparim Rama - komunat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar protestë të komunave ndaj Qeverisë Kurti. Në një shkrim në Facebook, ai e ka akuzuar Qeverinë Kurti për “qasje totalitare” ndaj pushtetit lokal.

Sipas tij, VV-ja po i ndëshkon komunat që nuk udhëhiqen nga kjo parit.

“Jemi mbledhur bashkë, kryetarët e komunave të Kosovës, kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal. Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti.

Rama ka thënë tutje se komunave u janë marrë më shumë se 344 milionë euro prej 2022-s, sipas tij, për obligime që s’i kanë krijuar vetë.

Ai e ka cilësuar primitive udhëheqjen e Vetëvendosjes dhe të rrezikshme për demokracinë.

“Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve. Po tentohet që pushteti lokal të nënshtrohet përmes presionit financiar dhe politik. Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve! Kur Qeveria bllokon një komunë vetëm sepse nuk e qeveris Vetëvendosje, nuk po lufton një kryetar. Po ia mohon qytetarit një rrugë, një çerdhe, një shkollë apo një shërbim vetëm për shkak të mënyrës se si ai ka votuar. Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese, është e rrezikshme për demokracinë. Nuk mundesh me i nda qytetarët në “me neve” dhe “me ata” dhe me vendos me blloku paranë publike sipas hartës elektorale!” ka përfunduar Rama reagimin në Facebook.