КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Радоичић се враћа у евиденцију непокретности у Србији, постаје власник 5 парцела

Милан Радоичић

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është në arrati dhe ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, është rikthyer në regjistrat e pronësisë në Serbi.

Нова.рс ka shkruar se së fundmi Radoiçiqi është bërë pronar i pesë parcelave në Novi Pazar, me një sipërfaqe totale prej afro katër hektarësh. Në njërën prej tyre thuhet se është bashkëpronar me Sinisha Nedeljkoviç, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Kjo media shkruan se Radoiqiç nuk është shfaqur publikisht që prej tre vjetësh, kur mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. 

Pas Sulmit thuhet se ai u tërhoq nga kompania “Inkop” dhe nga katër kompani të tjera, ndërsa më vonë hoqi dorë edhe nga pronësia e disa pasurive të paluajtshme në lagjen “Dedinje”, të cilat ia kaloi bashkëshortes së tij. 

Megjithatë, pas një periudhe të gjatë, emri i tij është shfaqur sërish në regjistrat e pronësisë. Sipas të dhënave të Kadastrës, Radoiqiç është bërë pronar i pesë parcelave në Novi Pazar, në zonën kadastrale “Kashalj”, me një sipërfaqe totale prej 37,319 metrash katrorë.

Pronësinë e njërës prej parcelave ai e ndan me Siniša Nedeljkoviç nga Zveçani, ndaj të cilit Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione për shkak të lidhjeve me Zvonko Veselinoviçin, ish-partner biznesi i Radoiçiqit.

Sipas një raportimi të Radios Evropa e Lirë në korrik të vitit 2022, autoritetet në Mitrovicë kishin konfirmuar se ndaj Nedeljkoviçit ekzistonte një rast aktiv. Ai akuzohej për tentativë vrasjeje, prodhim dhe shitje të paligjshme të drogës, si dhe posedim të paligjshëm të armëve.