---
description: Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka paraqitur padi ndaj Zyrës së Kryeministrit për konflikt administrativ në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke k
title: QIPS-i padit Zyrën e Kryeministrit për rregulloren e Ministrisë së Shëndetësisë
image: https://resources.koha.net/images/2023/February/04/Spitali-psikiatrik-ne-Shtime.v1-11675497871.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# QIPS-i padit Zyrën e Kryeministrit për rregulloren e Ministrisë së Shëndetësisë

![Shtime](https://resources.koha.net/images/2023/February/04/Spitali-psikiatrik-ne-Shtime.v1-11675497871.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 mars 2026 12:56
- Shpërndaje në:

- 11 mars 2026 12:56
- Shpërndaje në:

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka paraqitur padi ndaj Zyrës së Kryeministrit për konflikt administrativ në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke kërkuar shfuqizimin e një pjese të rregullores për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës.

Padia ka të bëjë me Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Shëndetësisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 3 korrik 2024 dhe që ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2024.

Sipas QIPS-it, dispozitat e kësaj rregulloreje nga neni 41 deri në nenin 46, që kanë të bëjnë me organizimin e Institutit Special në Shtime, janë në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësinë dhe Ligjim për Shëndetin Mendor.

Organizata paditëse vlerëson se këto dispozita rregullojnë organizimin dhe kompetencat e një njësie brenda Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), edhe pse një strukturë e tillë, sipas tyre, nuk është e përcaktuar në legjislacionin përkatës për shëndetësinë dhe shëndetin mendor.

Sipas pretendimeve të QIPS-it, rregullorja i jep kompetenca Institutit Special në Shtime për rehabilitimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara intelektuale, ndonëse një rol i tillë nuk parashihet në mënyrë të qartë në ligjet në fuqi.

Organizata thekson se ligji për shëndetin mendor përcakton tre nivele të shërbimeve shëndetësore – kujdesin parësor, dytësor dhe tretësor – si dhe institucionet përkatëse, si departamentet e psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, qendrat e shëndetit mendor në bashkësi, shtëpitë integruese dhe institucionet për rehabilitim dhe risocializim në Shtime. Sipas tyre, Instituti Special në Shtime nuk figuron si një nga këto shërbime.

[Edhe ![QIPS: Mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor një nga faktorët për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/30efb4bd-0882-4e62-b4e0-84c0a9140ba8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 mar 2026 QIPS: Mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor një nga faktorët për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan](https://www.koha.net/arberi/qips-mosfunksionimi-i-sistemit-te-shendetit-mendor-nje-nga-faktoret-per-rastin-e-5-vjecarit-ne-lipjan)

QIPS argumenton se rregullorja e kontestuar cenon parimin e ligjshmërisë, pasi një akt nënligjor nuk mund të krijojë struktura apo kompetenca që nuk janë të parapara në ligj.

Padia është ngritur duke u bazuar në dispozitat e Ligji për Konfliktet Administrative, i cili lejon që organizatat që mbrojnë interesin publik të kërkojnë nga Gjykata Supreme shfuqizimin e akteve nënligjore që vlerësohen se janë në kundërshtim me ligjin dhe që mund të cenojnë interesin kolektiv.

QIPS-i ka kërkuar nga Supremja ta pranojë padinë dhe të shfuqizojë nenet 41,42,43,44,45 dhe 46 të Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Shëndetësisë.

[#Qendra për Informim dhe Përmirësim Social](https://www.koha.net/tag/qendra-per-informim-dhe-permiresim-social) [#ministria e shendetesise](https://www.koha.net/tag/ministria-e-shendetesise) [#Zyra e Kryeministrit](https://www.koha.net/tag/zyra-e-kryeministrit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së](https://resources.koha.net/images/2025/October/02/668da799-89b3-4e7b-8c6b-0790ea4c44ae.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 tet 2025 Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së](https://www.koha.net/arberi/shfuqizohet-rregullorja-per-organizimin-e-brendshem-te-akppm-se)
- [![Qeveria planifikon t’ia marrë kryeqytetit kompetencat që lidhen me policinë](https://resources.koha.net/images/2026/July/16/c1320645-299b-4a84-92f8-327c150b32a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 tet 2026 Qeveria planifikon t’ia marrë kryeqytetit kompetencat që lidhen me policinë](https://www.koha.net/arberi/qeveria-planifikon-tia-marre-kryeqytetit-kompetencat-qe-lidhen-me-policine)
- [![Kërkohet themelimi i Qendrës së stresit posttraumatik për veteranët e UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2021/May/07/auto_UCK-Veteranet15777012101620367209.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 tet 2026 Kërkohet themelimi i Qendrës së stresit posttraumatik për veteranët e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/kerkohet-themelimi-i-qendres-se-stresit-posttraumatik-per-veteranet-e-uck-se)
- [![Ministria e Drejtësisë e quan kompleks projektligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales](https://resources.koha.net/images/2026/May/31/7b1c98a6-3975-49c7-b740-94a22b490c61.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 tet 2026 Ministria e Drejtësisë e quan kompleks projektligjin për t’ia kufizuar mandatin Speciales](https://www.koha.net/arberi/ministria-e-drejtesise-e-quan-kompleks-projektligjin-per-tia-kufizuar-mandatin-speciales)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"QIPS-i padit Zyrën e Kryeministrit për rregulloren e Ministrisë së Shëndetësisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/qips-i-padit-zyren-e-kryeministrit-per-rregulloren-e-ministrise-se-shendetesise","datePublished":"2026-03-11T12:56:22+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":439,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka paraqitur padi ndaj Zyrës së Kryeministrit për konflikt administrativ në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke k","url":"https://www.koha.net/arberi/qips-i-padit-zyren-e-kryeministrit-per-rregulloren-e-ministrise-se-shendetesise","keywords":"Qendra për Informim dhe Përmirësim Social, ministria e shendetesise, Zyra e Kryeministrit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/February/04/Spitali-psikiatrik-ne-Shtime.v1-11675497871.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
