КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Влада прерасподељује 102 милиона евра за 13. плату и бонус од 0.5 за радни стаж

влада

Фото: Дритон Пацхарада

Qeveria mbledhjen e saj ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati,  ka arsyetuar se 102 milionë euro parashihen që të ndahen te kontigjenca e pagave në mënyrë që të mbulohet kostoja e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe në anën tjetër të mbulohet edhe pagesa retroaktive për diferencën e shtesës 0.5 për qind ashtu siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese. 

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje. Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka thënë ai.

Прочитајте друга ажурирања
влада

35 тачака дневног реда на седници Владе