---
description: Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci ka ngritur shqetësimin për rënien drastike të numrit të
title: "Pupovci: Shumë shkolla duhet të mbyllen për të ruajtur cilësinë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/19/669b66df-c434-4a71-968d-c61b335a01cb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Pupovci: Shumë shkolla duhet të mbyllen për të ruajtur cilësinë

![Dukagjin Pupovci](https://resources.koha.net/images/2025/October/19/669b66df-c434-4a71-968d-c61b335a01cb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 tetor 2025 20:37
- Shpërndaje në:

- 19 tetor 2025 20:37
- Shpërndaje në:

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci ka ngritur shqetësimin për rënien drastike të numrit të nxënësve në sistemin arsimor të Kosovës, duke theksuar se kjo ka krijuar një situatë alarmante me shumë shkolla të vogla dhe klasa të kombinuara me vetëm disa nxënës.

“Në dhjetë vjetët e fundit kemi një tkurrje demografike të ndjeshme, ku numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është zvogëluar për rreth 25%. Si pasojë, kemi shumë shkolla të vogla, ku mësojnë dy apo tre nxënës në klasë – shpesh kushërinj mes veti – dhe mësimi zhvillohet në klasa të kombinuara”, ka thënë Pupovci.

Ai theksoi se edhe pse Ministria e Arsimit ka një politikë për adresimin e shkollave të vogla, ajo nuk është zbatuar në praktikë. Sipas Pupovcit, arsyet kryesore janë politike, pasi komunat shpesh hezitojnë të mbyllin shkolla për shkak të frikës nga humbja e votave.

“Ka komuna që e dinë që mbyllja e shkollës është vendimi i drejtë për të siguruar cilësi, por nuk e bëjnë publikisht sepse nuk u leverdis politikisht. Edhe kur janë vetëm pesë-gjashtë nxënës, njerëzit nuk pajtohen me mbylljen, sepse dikush nga familja u punon aty, ose thjesht s’e duan fshatin pa shkollë”, shtoi ai.

Pupovci theksoi se racionalizimi i rrjetit të shkollave është i domosdoshëm dhe do të ndihmonte jo vetëm në përmirësimin e cilësisë, por edhe në menaxhimin më efikas të sistemit arsimor.

“Nxënësit kanë nevojë për një mjedis social me një numër optimal në klasë, ku të mësojnë së bashku dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë normale. Vetëm kështu mund të garantojmë cilësi në arsim”, përfundoi Pupovci.  
 

[Lexo përditësimet tjera![Dukagjin Pupovci](https://resources.koha.net/images/2025/October/19/02944bf3-01d9-4d15-b9a5-1758eab29949.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dukagjin Pupovci në PIKË me Veton Surroin</h4>](https://www.koha.net/arberi/dukagjin-pupovci-ne-pike-me-veton-surroin)

[#Dukagjin Pupovci](https://www.koha.net/tag/dukagjin-pupovci) [#Podcasti "Pikë" me Veton Surroin](https://www.koha.net/tag/podcasti-pike-me-veton-surroin) [#veton surroi](https://www.koha.net/tag/veton-surroi) [#shkolla](https://www.koha.net/tag/shkolla) [#arsimi parauniversitar](https://www.koha.net/tag/arsimi-parauniversitar) [#Arsimi](https://www.koha.net/tag/arsimi) [#pisa](https://www.koha.net/tag/pisa)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pupovci për PISA-n: Problemi s’është te politikat arsimore, por te zbatimi i tyre](https://resources.koha.net/images/2025/October/19/6a57f88f-6781-4349-82bd-9de968d060ff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 tet 2025 Pupovci për PISA-n: Problemi s’është te politikat arsimore, por te zbatimi i tyre](https://www.koha.net/arberi/pupovci-per-pisa-n-problemi-seshte-te-politikat-arsimore-por-te-zbatimi-i-tyre)
- [![Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Dukagjin Pupovci](https://resources.koha.net/images/2025/October/18/3dd34b0e-cfa3-45fa-8a15-9587dafb9ca5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) PIKË me Veton Surroin 19 tet 2025 Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Dukagjin Pupovci](https://www.koha.net/pike-me-veton-surroin/sonte-pike-me-veton-surroin-mysafir-dukagjin-pupovci)
- [![Pupovci: Rënia e numrit të studentëve ka shumë faktorë që s’po adresohen siç duhet nga institucionet](https://resources.koha.net/images/2025/July/15/f2c5169d-e450-4366-a9fd-97ac5f472c6f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 kor 2025 Pupovci: Rënia e numrit të studentëve ka shumë faktorë që s’po adresohen siç duhet nga institucionet](https://www.koha.net/arberi/pupovci-renia-e-numrit-te-studenteve-ka-shume-faktore-qe-spo-adresohen-sic-duhet-nga-institucionet)
- [![14 shkolla në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve](https://resources.koha.net/images/2026/September/13/f26eff40-8515-4ae2-85db-fd2759191e94.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 sht 2026 14 shkolla në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve](https://www.koha.net/arberi/14-shkolla-ne-proces-te-mbylljes-shkaku-i-renies-se-numrit-te-nxenesve)
- [![1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale](https://resources.koha.net/images/2026/March/21/57eb957f-1f80-4a84-a3e5-533724ceb294.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2026 1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale](https://www.koha.net/arberi/1597-femije-ne-shkolla-me-pak-nxenes-ekspertet-paralajmerojne-pasoja-sociale)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

[Botë.]() [Trumpi thotë se do ta quajë Oqeanin Atlantik “Oqeani Amerikan”](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-do-ta-quaje-oqeanin-atlantik-oqeani-amerikan)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pupovci: Shumë shkolla duhet të mbyllen për të ruajtur cilësinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/pupovci-shume-shkolla-duhet-te-mbyllen-per-te-ruajtur-cilesine","datePublished":"2025-10-19T20:37:09+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":318,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci ka ngritur shqetësimin për rënien drastike të numrit të","url":"https://www.koha.net/arberi/pupovci-shume-shkolla-duhet-te-mbyllen-per-te-ruajtur-cilesine","keywords":"Dukagjin Pupovci, Podcasti \"Pikë\" me Veton Surroin, veton surroi, shkolla, arsimi parauniversitar, Arsimi, pisa","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/19/669b66df-c434-4a71-968d-c61b335a01cb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
