---
description: Elsta MustafaNë këtë gjendje vazhdon të jetë rruga “Prekazi” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ndonëse sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Prishtinës dh
title: Projekti që nisi në “fushatë zgjedhore” është ndërprerë me t’u publikuar rezultatet
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/09/54af63ad-a7c7-4009-9cc1-8235042df7a2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Projekti që nisi në “fushatë zgjedhore” është ndërprerë me t’u publikuar rezultatet

![Rruga Prekasi - MATI 1](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/54af63ad-a7c7-4009-9cc1-8235042df7a2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 shkurt 2026 19:25
- Shpërndaje në:

- 9 shkurt 2026 19:25
- Shpërndaje në:

## Rregullimi i rrugës “Prekazi” në Mati 1 në Prishtinë, ku është përfshirë edhe asfaltimi i saj, ka nis gjatë fushatës për zgjedhjet lokale dhe është planifikuar të kryhet për dy muaj. Banorët kanë treguar se punimet në rrugë janë ndërprerë me të përfunduar zgjedhjet

**Elsa Musafa**

Rruga “Prekazi” në lagjen Mati 1 në Prishtinë vazhdon të jetë e paasfaltuar, ndonëse sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë “NNT ABC”, punimet në të duhej të përfundonin më së largu në janar të këtij viti. Dhe jo vetëm që është konsumuar afati i kontratës, por në këtë rrugë aktualisht nuk ka asnjë aktivitet punues. 

Halil Matoshi, banor i kësaj zone ka treguar se punimet nisën gjatë fushatës zgjedhore në nivel lokal dhe u ndalën me të përfunduar ato. Sipas tij, ndërhyrjet në këtë rrugë kanë shkaktuar vështirësi për banorët dhe për bizneset. 

“Kjo u premtua gjatë fushatës para zgjedhjeve komunale. E kanë filluar, veç e kanë prish. Ka qenë e shtruar në kocka. Nuk kanë qenë ku me ditë sa të mira, po më mirë sesa që është tash. Si përfundoi fushata dhe shkuam në balotazh atëherë i dhanë zor edhe ma shumë... Mu anku s’jemi anku, këtu e kam biznesin dhe po më pengon shumë”, tha Matoshi.

Për fillimin e punimeve kishte njoftuar përmes një postimi në facebook më datën 10 nëntor të vitit 2025  ish-drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli.

[Edhe ![Reshjet shtyjnë përfundimin e punimeve në rrugën “Agim Ramadani”](https://resources.koha.net/images/2025/April/22/2b841f81-50d6-4196-99e7-7dd0fd1fbb07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 pri 2025 Reshjet shtyjnë përfundimin e punimeve në rrugën “Agim Ramadani”](https://www.koha.net/arberi/reshjet-shtyjne-perfundimin-e-punimeve-ne-rrugen-agim-ramadani)

Në këtë postim, Havolli, kishte njoftuar se rruga është në realizim e sipër dhe se ajo do të këtë standardet që meriton, përfshirë kanalizimin fekal dhe atmosferik, rrjetin e ujësjellësit, asfaltimin dhe trotuare anësore.

KOHA ka kontaktuar ish-drejtorin për të marrë përgjigje mbi arsyet e mosrealizimit të punimeve sipas afateve të parapara në kontratë.

“Ju thërras javën e ardhshme, se deri sa të emërohem nuk mundem me u përgjigje... Nuk jam drejtor, jam asamblist”, është shprehur Havolli. 

Ndërsa, kompania përgjegjëse për kryerjen e punimeve  “NNT ABC”, përgjegjësinë ia ka bartur komunës.

“Ata i kanë mbikëqyrësit, ata e dinë. Janë do kushte atmosferike, me shi, me borë...”, është shprehur pronari i kompanisë Mirsad Jetullahu.

Sipas kontratës së nënshkruar me datën 8 tetor të vitit 2025 për “Rregullimin e krahëve të rrugës Muharrem Fejza - Rr. Prekazi”, data e përfundimit të të gjitha punimeve do të jetë 60 ditë kalendarike nga data e nënshkrimit të Kontratës. Çmimi i punimeve, sipas kontratës është 394.7772.28 euro.

[Edhe ![Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2025/April/12/e7eeb4e2-55b0-4696-bec3-ac696bd54290.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 pri 2025 Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës](https://www.koha.net/arberi/banoret-ankohen-per-zvarritje-punimesh-ne-qender-te-prishtines)

 

 

[#Rruga e papërfunduar](https://www.koha.net/tag/rruga-e-paperfunduar) [#Komuna e Prishtinës](https://www.koha.net/tag/komuna-e-prishtines) [#rruga Prekazi](https://www.koha.net/tag/rruga-prekazi) [#Mati 1](https://www.koha.net/tag/mati-1)

Artikuj të ngjashëm

- [![Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/e7bccfb8-c235-4b10-ba54-0ac297e01d22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 maj 2026 Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës](https://www.koha.net/arberi/puna-ne-deponine-ne-matican-vazhdon-edhe-pas-gjobes-qe-mori-komuna-e-prishtines)
- [![Prishtina pa 30 autobusët që u premtua të mbërrijnë në 2022-tën](https://resources.koha.net/images/2026/March/21/3ed13948-a12c-48bc-a447-21da60dce12b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 mar 2026 Prishtina pa 30 autobusët që u premtua të mbërrijnë në 2022-tën](https://www.koha.net/arberi/prishtina-pa-30-autobuset-qe-u-premtua-te-mberrijne-ne-2022-ten)
- [![U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/2da62e09-7302-40d2-b8a6-88fa0e52043c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 mar 2026 U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë](https://www.koha.net/arberi/u-nis-qe-17-vjet-rruga-prishtine-mitrovice-ka-ende-pune)

[Futboll.]() [Dy kërkesat e Contes për ta marrë drejtimin e Unitedit](https://www.koha.net/futboll/dy-kerkesat-e-contes-per-ta-marre-drejtimin-e-unitedit)

[Futboll.]() [Woltemade barazon rekordin e Baggios](https://www.koha.net/futboll/woltemade-barazon-rekordin-e-baggios)

[Futboll.]() [Jonesi e sheh Interin fitues të Championsit](https://www.koha.net/futboll/jonesi-e-sheh-interin-fitues-te-championsit)

[Botë.]() [Tajfuni Champi kërcënon Tajvanin, anulohen qindra fluturime](https://www.koha.net/bote/tajfuni-champi-kercenon-tajvanin-anulohen-qindra-fluturime)

[Ekonomi.]() [Eksporti mbulon importin me vetëm 17%](https://www.koha.net/ekonomi/eksporti-mbulon-importin-me-vetem-17percent)

[Botë.]() [Netanyahu urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor pas një sulmi atje](https://www.koha.net/bote/netanyahu-urdheron-mbylljen-e-plote-te-bregut-perendimor-pas-nje-sulmi-atje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Projekti që nisi në “fushatë zgjedhore” është ndërprerë me t’u publikuar rezultatet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/punimet-per-asfaltimin-e-rruges-prekazi-spo-vazhdojne-ato-parashihej-te-perfundonin-ne-dhjetor","datePublished":"2026-02-09T19:25:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":412,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Elsta MustafaNë këtë gjendje vazhdon të jetë rruga “Prekazi” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ndonëse sipas kontratës së nënshkruar mes Komunës së Prishtinës dh","url":"https://www.koha.net/arberi/punimet-per-asfaltimin-e-rruges-prekazi-spo-vazhdojne-ato-parashihej-te-perfundonin-ne-dhjetor","keywords":"Rruga e papërfunduar, Komuna e Prishtinës, rruga Prekazi, Mati 1","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/09/54af63ad-a7c7-4009-9cc1-8235042df7a2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
