---
description: Licencimin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve të psikologëve klinikë e bën Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë
title: Psikologjia klinike, profesion “i parregulluar”
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/01/f2e9bad9-9e15-48d5-9b4f-1ad25571661f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Psikologjia klinike, profesion “i parregulluar”

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 1 prill 2025 21:10
- Shpërndaje në:

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 1 prill 2025 21:10
- Shpërndaje në:

## Në Kosovë nuk ka një odë të veçantë që rregullon dhe mbikëqyr profesionin e psikologut klinik. Aktualisht, ata licencohen nga Oda e Infermierëve. Psikologët kërkojnë krijimin e një ode të veçantë, duke e parë si domosdoshmëri për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe ruajtjen e konfidencialitetit të pacientëve

Licencimin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve të psikologëve klinikë e bën Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë e cila, sipas ekspertëve, nuk arrin t’i përmbushë në mënyrë efektive këto obligime, pasi nuk pasqyron specifikat e profesionit të psikologjisë klinike.

Psikologu Vigan Behluli përmend ruajtjen e konfidencialitetit të marrësve të shërbimeve të shëndetit mendor, si një nga çështjet që do të rregullohej me themelimin e një ode të veçantë për psikologët.

“Kemi diçka që shumë shpesh përmendet në popullatë por gjithashtu edhe te përfituesit e shërbimeve të shëndetit mendor, ai është diskrecioni apo konfidencialiteti. Në këtë aspekt kemi nevojë për mekanizma shumë më të përparuar sesa në fushat e tjera të shëndetësisë, kjo për arsye se konfidencialiteti është njëra prej shtyllave kryesore të themelimit të një marrëdhënieje terapeutike në mirëbesim”, ka thënë Behluli.

Oda e Infermierëve trajton edhe ankesat e qytetarëve ndaj ofruesve të shërbimeve të shëndetit mendor. 

Por, njohësi i fushës së këtyre shërbimeve, Bind Skeja, thotë se me organizimin e tanishëm, si adresë e vetme e qytetarëve për ankesë ndaj psikologëve është gjykata, e cila sipas tij, është e kufizuar të marrë masat e duhura.

[Edhe ![534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://resources.koha.net/images/2022/September/20/mjeket-foto-atdhe-mulla-e14860451737371663677191.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 o. më parë 534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani](https://www.koha.net/arberi/534-mjeke-te-papune-ne-kosove-e-611-te-tjere-te-sistemuar-ne-gjermani)

“Gjyqësori e ka shumë të paqartë mënyrën se si t’i marrin këto raste. Por mbi të gjitha, jo çdo shkelje përbën domosdoshmërisht vepër penale. Për shembull dikush, teknikat mund t’i përdor gabimisht, gjyqësori këtë s’mund ta vlerësoj, por, duhet ta vlerësojë Oda”, ka deklaruar Skeja.

Psikologët klinikë, pas përmbushjes së disa kritereve si puna praktike për një vit dhe diploma master në psikologji, mund të aplikojnë në Odën e Infermierëve dhe Mamive që të marrin licencën për të ushtruar profesionin.

Në Odën e Infermierëve dhe Mamive nuk kthyen përgjigje në pyetjet e KOHËS lidhur me numrin e psikologëve klinikë të licencuar dhe as për procesin e licencimit, përfshirë bazën ligjore, statistikat mbi aplikimet, refuzimet dhe licencat e revokuara, numrin e ankesave për shkelje dhe masat e ndërmarra.

E, sipas Skejës, Kosova ka një nga procedurat më të lehta në Evropë për licencimin e psikologëve.

“Në shumicën e vendeve kërkohet dy vite përvojë praktike, minimumi, në shumë vende kërkohet edhe specializim i mëtutjeshëm e në Kosovë mjafton masteri, një vit praktikë dhe një provim”, ka thënë Skeja.

E në Ministrinë e Shëndetësisë nuk dhanë sinjale për krijimin e një ode të veçantë për psikologët klinikë.

[Edhe ![Psikiatria Forenzike e tejmbushur, shumë pacientë marrin trajtimin në institucione tjera](https://resources.koha.net/images/2026/November/01/731e4872-839e-4892-a399-1fde21c20681.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 nën 2026 Psikiatria Forenzike e tejmbushur, shumë pacientë marrin trajtimin në institucione tjera](https://www.koha.net/arberi/psikiatria-forenzike-e-tejmbushur-shume-paciente-marrin-trajtimin-ne-institucione-tjera)

“Odat janë të përcaktuara me norma ligjore dhe nuk përcaktohen me asnjë vendim tjetër, përveç në rast se bëhet plotësim ose ndryshim i ligjit, dhe që tani nuk është e mundur të parashikohet”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Psikologët klinikë shërbimet e tyre profesionale i ofrojnë kryesisht në klinika private

[#Psikolog](https://www.koha.net/tag/psikolog) [#Psikologjia Klinike](https://www.koha.net/tag/psikologjia-klinike) [#Oda e Infermierëve të Kosovës](https://www.koha.net/tag/oda-e-infermiereve-te-kosoves) [#Kërkimi për formim të Odës së Psikologëve](https://www.koha.net/tag/kerkimi-per-formim-te-odes-se-psikologeve)

Artikuj të ngjashëm

- [![27 vjet nga themelimi policët ende pa ligj për pensionim dhe pa sigurime shëndetësore](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/09ab702f-7ce0-4c81-b90e-0761660f3914.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 sht 2026 27 vjet nga themelimi policët ende pa ligj për pensionim dhe pa sigurime shëndetësore](https://www.koha.net/arberi/27-vjet-nga-themelimi-policet-ende-pa-ligj-per-pensionim-dhe-pa-sigurime-shendetesore)
- [![Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje](https://resources.koha.net/images/2026/June/20/2825685a-60d1-4765-9575-104fa87412ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 qer 2026 Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje](https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-kapaciteteve-psikiatrike-le-persona-me-crregullime-mendore-ne-burgje)
- [![Të specializuar për farmaci klinike, por punojnë në depo e barnatore](https://resources.koha.net/images/2026/May/31/3ab92477-9fdb-446d-8522-3bd968de9f25.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 maj 2026 Të specializuar për farmaci klinike, por punojnë në depo e barnatore](https://www.koha.net/arberi/te-specializuar-per-farmaci-klinike-por-punojne-ne-depo-e-barnatore)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Psikologjia klinike, profesion “i parregulluar”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/psikologjia-klinike-profesion-i-parregulluar","datePublished":"2025-04-01T21:10:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:00:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":543,"author":[{"@type":"Person","name":"Rrezon Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Licencimin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve të psikologëve klinikë e bën Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë","url":"https://www.koha.net/arberi/psikologjia-klinike-profesion-i-parregulluar","keywords":"Psikolog, Psikologjia Klinike, Oda e Infermierëve të Kosovës, Kërkimi për formim të Odës së Psikologëve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/01/f2e9bad9-9e15-48d5-9b4f-1ad25571661f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
