---
description: Partneriteti në mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është vetëm se çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët të bëhen t
title: "Prattipati: Historia e Kosovës jehon me atë të SHBA-së"
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/01/3953c48c-d6fe-4e27-85e6-0fbd40a6ab24.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Prattipati: Historia e Kosovës jehon me atë të SHBA-së

![Anu Prattipati](https://resources.koha.net/images/2025/July/01/3953c48c-d6fe-4e27-85e6-0fbd40a6ab24.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Kosova Press

- 1 korrik 2025 22:52
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 1 korrik 2025 22:52
- Shpërndaje në:

Partneriteti në mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është vetëm se çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët të bëhen të fortë gjithashtu.

Kështu ka thënë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në pritjen e organizuar për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku theksoi se Kosova është një shembull i qartë e një partneriteti që rezulton në sukses.

Prattipati e nisi fjalimin e saj duke thënë ka festuar 4 Korrikun në shtete të ndryshme, por nuk mund të gjej një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu në një shtet pro-amerikan.

Ajo tha se janë mbledhur për të festuar vitin 1776, kur katër themeluesit nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në Filadelfia, Pensilvani.

Prattipati u ndal edhe te partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

[Edhe ![Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë](https://resources.koha.net/images/2026/July/04/9ab8c819-6d6e-4218-831e-85766e1a1efc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2026 Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë](https://www.koha.net/arberi/prattipati-kosova-shteti-me-proamerikan-ne-bote)

“Për ne, \[ky partneritet] nuk është vetëm për çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët tanë të bëhen të fortë gjithashtu. Prosperiteti ynë ngrit të tjerët, nga lidhjet tona ekonomike deri te bashkëpunimet tona të mbrojtjes, Kosova është një shembull i qartë e një partneriteti që rezulton në sukses. Ne e kuptojmë rrugëtimin e Kosovës, historia juaj jehon me tonën. Ne kemi ecur këtë rrugë më parë dhe do të vazhdojmë të ecim në të ardhmen gjithashtu”, tha ajo, derisa kujtoi edhe 250 vjetorin e themelimit të ushtrisë së SHBA-së.

“Vetëm para disa javëve ne festuam ditëlindjen e 250-të të ushtrisë së SHBA-së, dega më e vjetër e ushtrisë sonë, ajo e cila qëndroi në frontin e parë në luftën tonë për pavarësi. Këtë vit, e njëjta ushtri u trajnua përkrahë Forcës së Sigurisë së Kosovës në Defender 2025, ushtrimi më i gjerë ushtarak amerikan në Evropë, e organizuar nga Kosova”, tha ajo.

Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së, po festojnë jo vetëm historinë e SHBA-së, por nderojnë edhe atë se si SHBA ka formësuar tonën.

“Ne e dimë se cilët janë shokët tonë, cilët qëndruan pranë nesh kur ishte më me rëndësi. Populli amerikan kanë qëndruar me Kosovën çdo hap. Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, tha ajo.

Osmani u ndal edhe te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

[Edhe ![Në 249-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së kërkohet më shumë investim në forcimin e raporteve](https://resources.koha.net/images/2025/May/10/99927e38-ccff-4e36-a3d0-1cd46974e11e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2025 Në 249-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së kërkohet më shumë investim në forcimin e raporteve](https://www.koha.net/arberi/ne-249-vjetorin-e-pavaresise-se-shba-se-kerkohet-me-shume-investim-ne-forcimin-e-raporteve)

“Kemi thelluar kooperimin të mbrojtjes me koordinim të vazhdueshëm. Profesionalët tanë ushtarak edukohen në institucionet më të larta të SHBA-së. Kemi shërbyer krahë më krahë në misione ndërkombëtare të paqes, ne mbetemi të bashkuar për kërcënimet të cilat refuzojnë parimet tona, glorifikojnë dhunën dhe minojnë paqen”, tha ai.

Në këtë ceremoni u kanë edhe përfaqësues së Qeverisë në detyrë, ata të subjekteve politike dhe shoqërisë civile./KSP

[#Anu Prattipati](https://www.koha.net/tag/anu-prattipati) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#Pavarësia e SHBA-së](https://www.koha.net/tag/pavaresia-e-shba-se)

Artikuj të ngjashëm

- [![Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit](https://resources.koha.net/images/2026/July/03/4f771a78-9be7-42a1-b4de-807689274ddf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 kor 2026 Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit](https://www.koha.net/arberi/prattipati-kosova-e-kupton-vleren-e-sovranitetit)
- [![Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme](https://resources.koha.net/images/2025/July/01/3953c48c-d6fe-4e27-85e6-0fbd40a6ab24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 qer 2026 Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme](https://www.koha.net/arberi/prattipati-mundesite-per-bashkepunim-ne-mbrojtje-e-energji-jane-te-pakufishme)
- [![Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/b427a5c0-e65c-4e98-9a28-4be9d7485dd1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 mar 2026 Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend](https://www.koha.net/arberi/osmani-takohet-me-pratipattin-diskutohen-zhvillimet-e-fundit-politike-ne-vend)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Zeka: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendi ka nevojë për institucione funksionale](https://www.koha.net/arberi/zeka-zgjedhjet-e-reja-jane-te-panevojshme-vendi-ka-nevoje-per-institucione-funksionale)

[Kronikë.]() [Gjuajti me gurë dhe hyri me thikë në tarracë, arrestohet shtetasja e huaj në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/gjuajti-me-gure-dhe-hyri-me-thike-ne-tarrace-arrestohet-shtetasja-e-huaj-ne-prishtine)

[Kronikë.]() [Në zjarrin fushor në Torinë të Lipjanit u dogjën një objekt, tri stalla e dy makina të korrjes](https://www.koha.net/kronike/ne-zjarrin-fushor-ne-torine-te-lipjanit-u-dogjen-nje-objekt-tri-stalla-e-dy-makina-te-korrjes)

[Arbëri.]() [Ende pa marrëveshje për presidentin, PDK-ja e gatshme “menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen”](https://www.koha.net/arberi/ende-pa-marreveshje-per-presidentin-pdk-ja-e-gatshme)

[Shtojca për Kulturë.]() [Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 4 tetor 2026](https://www.koha.net/shtojca-kulture/tekstet-e-shtojces-per-kulture-te-kohes-ditore-4-tetor-2026)

[Arbëri.]() [Moti sot me diell e vranësira të ndryshueshme](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-me-diell-e-vranesira-te-ndryshueshme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Prattipati: Historia e Kosovës jehon me atë të SHBA-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/prattipati-historia-e-kosoves-jehon-me-ate-te-shba-se","datePublished":"2025-07-01T22:52:31+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:35:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":576,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Partneriteti në mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është vetëm se çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët të bëhen t","url":"https://www.koha.net/arberi/prattipati-historia-e-kosoves-jehon-me-ate-te-shba-se","keywords":"Anu Prattipati, shba, Pavarësia e SHBA-së","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/01/3953c48c-d6fe-4e27-85e6-0fbd40a6ab24.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
