КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Полиција негира медије у Србији који су тврдили да је пожар у области Брњак изазван Косовом

Косовска полиција

Фото илустрација

Policia e Kosovës ka demantuar pretendimet në disa mediume të ndryshme në Serbi, se zjarri në territorin e Serbisë në zonën e Bërnjakut është shkaktuar nga territori i Kosovës. 

Në mediumet në Serbi është spekuluar se është përdorur një armë specifike e cila shrytëzohet vetëm për hedhjen e topave të zjarrit. 

“Dezinformata dhe shkrime të tilla të pavërteta nga Serbia të orientuara ndaj Kosovës ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat përdoren me qëllime të caktuara, me synimin që para faktorit ndërkombëtar ta nxjerrin Republikën e Kosovës fajtore për çdo dukuri negative që ndodhë kryesisht në zonën kufitare me Kosovën. Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe me gjerë, ju bëjmë me dije se asnjë lloj armë e tillë si[ është paraqitur në media nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka asnjë njoftim nga njësit e Policisë së Kosovës se kanë vërejtur di[ka të tillë që është hedhur nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës. “...Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangun përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësime të panevojshme në opinion”.