КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Сукоби у Тужилачком савету, извештај о раду Специјалног тужилаштва за 2025. годину није усвојен

РФК

Фото: Дритон Пацхарада

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka refuzuar miratimin e raportit të punës për Prokurorinë Speciale për vitin 2025. Pas raportimit të kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, raporti mori katër vota kundër.

Para kësaj, pati përplasje mes anëtarëve të KPK-së dhe Isufajt.

Gjatë raportimit derisa anëtarët e KPK-së, bënë pyetje ndaj Isufajt pati ndërhyrje nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi.

Në një moment kryesuesi Gashi i ka thënë Isufajt se “ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit”.

Në takim, Isufaj ka prezantuar në shifra punën e vitit 2025.

Ndërkaq nga anëtarët është pyetur se si po rrjedhin informacionet për raste nën hetim e Isufaj në një moment ka thënë se po i duket sikur po raporton “para një komisioni hetimor”.