КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Упозорава се на повећање цене нафте од преко 2 евра по литру

Нафта

Фото: Дритон Пацхарада

Çmimi i naftës në Kosovë mund të kalojë 2 euro për litër. Paralajmërimi është bërë nga Shoqata e Naftëtarëve, e cila rritjen e mundshme e ka lidhur me zhvillimet në zonat e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Gjatë ditës, një litër naftë në Kosovë është shitur nga 1.92 deri në 1.97 euro, duke prekur nivelin më të lartë të këtij viti

Nga 1.92 euro deri në 1.97 euro për një litër naftë është çmimi që të enjten është tregtuar në disa pika të shitjes në Kosovë, duke shënuar nivelin më të lartë të çmimit këtë vit.

Por, çmimi nuk është i njëjtë në të gjitha pikat e shitjes.

Kjo pasi, në shtator, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ndaloi përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet, duke ua lënë operatorëve caktimin e çmimeve bazuar në kostot e tregut.

Këto lëvizje të çmimeve qytetarët po i vlerësojnë të tepruara.

“Nuk është e drejtë me u rritë kaq shumë. Ku me marrë gjinja? Kerret çdo ditë po udhëtojnë nëpër udhë, na veç me punu për kerre”, ka thënë Ilmi Musliu, një nga qytetarët.

E, Gani Mehmetaj ka shprehur një mendim tjetër.

“Nuk mendoj që çmimi i naftës ndikon në xhepin e qytetarit të Kosovës, se nafta është luks. Naftën nuk e prodhojmë dhe varet prej raporteve ndërkombëtare. A që është rritë, është rritë ekstremisht shumë”, ka thënë ky qytetar.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Zekim Isogu, ka paralajmëruar se çmimi i naftës shumë shpejt mund të arrijë edhe mbi 2 euro për litër.

“Nëse kjo krizë vazhdon dhe nuk ka një zgjidhje, atëherë rritja e çmimeve do të shkojë edhe më tutje. Ndoshta, po them, çmimi 1,600 dollarë për ton ka qenë çmimi më i lartë në mars të vitit 2022, pas luftës në Ukrainë dhe në fillim të kësaj lufte. Edhe praktikisht sot, me mbylljen e bursës, sipas trendit që është duke shkuar, e ka kaluar 1,600 dollarë, që do të thotë shumë shpejt pritet që të kalojë edhe 2 euro në tregun kosovar, në çmimin në pikat e shitjes. Gjithmonë po them, nëse nuk ka ndonjë zhvillim pozitiv në zonat e konfliktit”, ka paralajmëruar Istogu.

Ai është arsyetuar duke theksuar se tregtarët nuk janë duke e ndjekur ritmin e tregut ndërkombëtar.

“Sot kostoja e importit të naftës është 1.83 euro për litër. Momentalisht, në pikat e shitjes është prej 1.85 euro për litër. Ka edhe pak më lart, deri në 1.90 euro për litër në disa pika. Edhe marzha e fitimit, të themi marzha e fitimit bruto, nuk është krejtësisht fitim. Nuk i mbulon as kostot operative të pikave. Momentalisht nuk jemi duke ndjekur ritmin. Bizneset nuk janë duke ndjekur ritmin e rritjes në tregun ndërkombëtar. Është më e ulët sesa që është dashtë të jetë marzha, aktualisht”, ka thënë ky përfaqësues i naftëtarëve.

Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e nisur më 28 shkurt, ka nxitur ngritjen e çmimeve globale të naftës, për shkak se Ngushtica e Hormuzit, nëpër të cilën kalonte rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë është mbyllur që atëherë.

Ekonomisti Shkumbin Misini vlerëson se çdo problem në arenën ndërkombëtare ka pasoja direkte për, siç thotë, varësinë e shtetit nga importi.

“Ekonomia e Kosovës varet drejtpërdrejt nga importi dhe është një rrezik shumë i madh, sepse çdo problem në arenën ndërkombëtare sjell pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës. Kjo është si një reaksion zinxhiror, veçanërisht çmimi i naftës, për arsye se ne e dimë që Kosova nuk ka prodhim të naftës, nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës dhe në mënyrë automatike çdo ndryshim në politikat gjeostrategjike në vende të ndryshme, apo çdo problem luftarak mes shteteve që prodhojnë produkte të cilat ne i marrim drejtpërdrejt prej tyre, shkakton rrezik të jashtëzakonshëm për ekonominë e Kosovës dhe paraqet problem serioz për ekonominë, si dhe për shtresat e varfra”, ka thënë ekonomisti Misini.

E, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës, në pyetjet për monitorimin e çmimeve.

Drejtuesit e kësaj ministrie ditë më parë patën thënë se inspektorati kryen kontrolle ditore dhe, nëse shihen tendenca për abuzim, ministrja do ta rimarrë përsëri vendimin për përcaktimin e marzhës së çmimeve maksimale.

E në një njoftim të publikuar të enjten vonë, Ministria ka njoftuar se nuk ka vërejtur abuzim me çmimin e shitjes së derivateve nëpër pikat në Kosovë.

Министарство је изјавило да ће, када потврди злоупотребу од стране компанија, размотрити могућност поновног успостављања одлуке о одређивању максималне трговачке марже дозвољене за велепродају.

„На основу увозних цена које је пријавила Косовска царина, до сада није примећена злоупотреба са продајном ценом горива“, наводи се у саопштењу.

Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është 1.83 euro për litër, ndërsa në pompat e derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro për litër.

Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1.54 euro për litër dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1.61 deri 1.67 euro për litër.

MINTI rritjen e çmimit të derivateve e ka arsyetuar me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimit në furnizim, duke theksuar se kjo nuk është i rrjedhojë e lëvizjes së çmimit brenda vendit.

E gazeta “Washington Post” ka raportuar se efektet e luftës së udhëhequr nga SHBA-ja ndaj Iranit pritet të intensifikohen në formën e rritjeve të mëdha të çmimeve të benzinës dhe naftës.

Dëmi i shkaktuar tubacionit Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite javën e kaluar, së bashku me sulmet e vazhdueshme në infrastrukturën e naftës dhe kontrollin e kontestuar mbi një rrugë ujore kyç, kërcënojnë ta shndërrojnë atë që kishte qenë një krizë transporti detar në një ndërprerje më të gjerë të naftës.

Tubacioni rreth 1.200 kilometra është alternativa kryesore tokësore e Arabisë Saudite ndaj Ngushticës së Hormuzit, duke lidhur fushat lindore të naftës me terminalet e eksportit në Detin e Kuq.