Pacientët me kancer detyrohen ta blejnë vetë barin Bleomicinë. Ky medikament që përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit, mungon prej muajsh në Klinikën e Onkologjisë. Pacientët thonë se, përveç kostos, përballen edhe me vështirësi për ta gjetur atë
Medikamenti që përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit, e që njihet si Bleomicinë, mungon prej muajsh në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.
Për pasojë, pacientëve që u është përshkruar ky bar si terapi, detyrohen ta blejnë vetë.
Një pacient që foli në kushte anonimiteti, tha se nga fillimi i trajtimit me kimioterapi, vetë e ka blerë këtë medikament.
“Që katër muaj jam detyruar ta blej vetë Bleomicinën. Përveç frikës që e përjetova kur u diagnostikova me këtë sëmundje, u përballa menjëherë edhe me një shqetësim tjetër, mungesën e terapisë. Në vend që të përqendrohesha te trajtimi, më është dashur të kërkoj dhe ta siguroj vetë ilaçin”, ka treguar pacienti.
E një pacient tjetër tha se përveç se i duhet ta blejë vetë, e ka të vështirë edhe ta gjejë Bleomicinën në barnatore.
такође
Пацијенти оболели од рака су приморани да купују одређене врсте лекова са листе есенцијалних лекова
“Jam lodhur duke vrapuar nëpër barnatore për ta gjetur terapinë. Çdo javë që më duhet ta marr, për mua është sfidë ta siguroj. E gjithë familja po bëhet telash, duke vrapuar lart e poshtë për ta gjetur. Tash për tash, sa di unë, vetëm një barnatore e ka këtu afër klinikës.”
KOHA ka biseduar edhe me pacientë dhe familjarë të tjerë, të cilët kanë treguar se Bleomicina mungon prej muajsh dhe se nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga Klinika e Onkologjisë për arsyet e mungesës.
Për të mësuar saktësisht prej sa kohësh mungon kjo terapi, cila është arsyeja reale e mungesës dhe kur pritet të furnizohet Klinika e Onkologjisë me Bleomicinë, KOHA ka dërguar pyetje në SHSKUK që nga java e kaluar.
Në një përgjigje të shkurtër, pa dhënë asnjë detaj më shumë, ky institucion ka thënë se procedura e kontraktimit ka dështuar në prokurim dhe se produkti është riinicuar përsëri, ndërsa tash janë në fazën e tenderimit.
Për furnizimin me këtë terapi, SHSKUK-ja pati hapur tenderin që parashihte furnizimin me 1.902 ampula të Bleomicinës, me vlerë të parashikuar prej rreth 38 mijë eurosh.
такође
Онколошки пацијенти су приморани да сами купују основне лекове
Megjithatë, loti për këtë bar u anulua me arsyetimin se oferta e operatorit ekonomik e tejkalonte vlerën e parashikuar.
Në QKUK ka munguar edhe medikamenti Palbociclib. Ndonëse SHSKUK-ja vetëm javën e kaluar nënshkroi kontratën për furnizim, Klinika e Onkologjisë ende nuk është furnizuar me këtë terapi.