---
description: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u prit në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed Salaman. Osmani, teksa theksoi rë
title: Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/27/257dc38e-301d-4153-9c46-37c7d5b17b37.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë

![Vjosa Osmani](https://resources.koha.net/images/2025/October/27/257dc38e-301d-4153-9c46-37c7d5b17b37.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 tetor 2025 18:02
- Shpërndaje në:

- 27 tetor 2025 18:02
- Shpërndaje në:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed Salaman. Osmani, teksa theksoi rëndësimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, gjithashtu propozoi lehtësimin e lëvizjes së lirë për Kosovën përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës ndër vite. Duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe hapjes së kapitujve të rinj në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, presidentja Osmani propozoi lehtësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një nismë që u mirëprit me interes të veçantë nga Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas komunikatës, presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, arsimit, inovacionit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#arabia saudite](https://www.koha.net/tag/arabia-saudite) [#Mohammed Salaman](https://www.koha.net/tag/mohammed-salaman)

Artikuj të ngjashëm

- [![Osmani në vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake](https://resources.koha.net/images/2025/October/27/aa5b40bd-5129-4a55-a3d3-2768045ff22d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 tet 2025 Osmani në vizitë në Riad, pritet me nderime ushtarake](https://www.koha.net/arberi/osmani-ne-vizite-ne-riad-pritet-me-nderime-ushtarake)
- [![Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend](https://resources.koha.net/images/2026/March/12/b427a5c0-e65c-4e98-9a28-4be9d7485dd1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 mar 2026 Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend](https://www.koha.net/arberi/osmani-takohet-me-pratipattin-diskutohen-zhvillimet-e-fundit-politike-ne-vend)
- [![Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave](https://resources.koha.net/images/2026/January/23/1a6cfab1-3a82-40f3-b366-7dad4c9ed0f3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 jan 2026 Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave](https://www.koha.net/arberi/osmani-i-propozon-presidentit-te-singaporit-liberalizim-te-plote-te-vizave)
- [![Osmani ia kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/8f98590e-7ba2-4a78-a5fa-9c8b7d560927.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 dhj 2025 Osmani ia kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës](https://www.koha.net/arberi/osmani-i-kerkon-papa-leonit-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves)
- [![Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/November/05/072429e4-0512-490d-82fc-6ce7b01c0b35.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 nën 2025 Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/osmani-takohet-me-pratipatin-diskutojne-per-sigurine-ne-kosove)

[Futboll.]() [Bllaca e fiton epitetin e më të mirit të javës](https://www.koha.net/futboll/bllaca-e-fiton-epitetin-e-me-te-mirit-te-javes)

[Botë.]() [Trumpi e pranon: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra](https://www.koha.net/bote/trumpi-e-pranon-debimet-e-emigranteve-ishin-teper-te-ashpra)

[Kronikë.]() [Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmon mjekja që ia dha ndihmën e parë viktimës argjentinase](https://www.koha.net/kronike/vazhdon-rigjykimi-i-endrit-nikes-deshmon-mjekja-qe-ia-dha-ndihmen-e-pare-viktimes-argjentinase)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

[Futboll.]() [Asllani e Gruda në ekipin e xhiros në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/asllani-e-gruda-ne-ekipin-e-xhiros-ne-bundeslige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Osmani kërkon nga Arabia Saudite lehtësim të lëvizjes së lirë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/osmani-kerkon-nga-arabia-saudite-mundesine-e-levizjes-se-lire-permes-aplikimit-per-viza-elektronike","datePublished":"2025-10-27T18:02:23+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:05:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":233,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u prit në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed Salaman. Osmani, teksa theksoi rë","url":"https://www.koha.net/arberi/osmani-kerkon-nga-arabia-saudite-mundesine-e-levizjes-se-lire-permes-aplikimit-per-viza-elektronike","keywords":"vjosa osmani, kosova, arabia saudite, Mohammed Salaman","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/27/257dc38e-301d-4153-9c46-37c7d5b17b37.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
