КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Организације које су произашле из рата у Дренасу прекидају сарадњу са Рамизом Ладровцијем

Рамиз Лладровци

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci, duke e arsyetuar vendimin me, siç kanë thënë, mungesën e vazhdueshme të bashkëpunimit dhe përkrahjes nga ana e komunës.

Në njoftimin e tyre thuhet se organizatat janë përjashtuar nga aktivitetet dhe mbledhjet solemne të Komunës, përfshirë ato për data të rëndësishme si 17 shkurti, 5, 6 dhe 7 marsi, si dhe 14 qershori – Dita e Çlirimit.

Sipas tyre, kërkesat dhe nevojat e adresuara ndër vite janë refuzuar ose kanë mbetur pa përgjigje. Organizatat pretendojnë gjithashtu se, ndonëse rreth 50 organizata joqeveritare përfitojnë mbështetje nga Komuna e Drenasit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë marrë mbështetje, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

“Ky nuk është një vendim që e kemi zgjedhur, por është pasojë e një mosbashkëpunimi të vazhdueshëm institucional”, thuhet në njoftim.

Organizatat u kanë kërkuar falje familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke thënë se nuk mund ta vazhdojnë atë me një institucion që, sipas tyre, “në vend të përkrahjes, na pengon dhe na përçan”.

Në fund të njoftimit, organizatat kanë përmendur edhe “moslejimin dhe pengimin për shfrytëzimin e trojeve” si një nga çështjet që kanë ndikuar në vendimin e tyre.