КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Опозиција сматра да нацрт закона о Бироу и даље има недостатака

Парламент Косова

Фото: Дритон Пацхарада

Shqyrtimi i Projektligjit për Byronë për Verifikimin e Pasurisë së pajustifikueshme ka nxitur debat në Komisionin për legjislacion.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili tha se ndonëse janë adresuar shumë çështje, ky projektligj vazhdon të ketë mangësi.

“Nuk ka ndryshuar mënyra e votimit të drejtorit. Drejtori vazhdon të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të deputetëve. Kjo nënkupton që 61 deputetë prezent, mjaftojnë 31 vota që të zgjidhet drejtori i Byrosë”, ka thënë Kica-Xhelili.

Kica-Xhelili tha se është skandaloze të konsiderohet se 5 vjet janë të mjaftueshme për përvojën profesionale të anëtarëve të Byrosë.

“Pragu vazhdon me mbes 25 mijë euro ndërkaq po flasim për verifikimin e pasurisë së 18 viteve të kaluara që nënkupton që kjo në të ardhmen mundet me u rritë. A jeni të vetëdijshëm se sa mund t’i bie 25 mijë euro e përpjesëtuar me 18 vjet apo 25 mijë euro me 25 vjet?! A jeni të vetëdijshëm që zyrtarët publik mund të kenë pranuar remitanca përfshirë anëtarët e familjes së tyre sepse po flasim për një vlerë 100 e pak euro në muaj”.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi foli për mënyrën e përzgjedhjes së komisionit mbikëqyrës dhe drejtorit të Byrosë, duke e konsideruar formë të duhur.

“Mund të jetë Agjencia po ashtu e vetme në Kosovë që edhe trupën mbikëqyrëse që është Komisioni por edhe drejtorin ekzekutiv e zgjedh Kuvendi. Nuk kam hasur në ndonjë rast tjetër”, ka theksuar Rrustemi.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri kundërshtoi faktin që Byroja parasheh hetim të personave edhe pesë vite pasi përfundojnë ushtrimin e funksionit publik.

“Unë në momentin kur e hedh petkun e zyrtarit publik shtetëror, unë apo ju, apo cili do, cili vend ne botë, në momentin qe ai me që nuk është zyrtar i lartë publik, ai është person fizik privat, edhe ushtron funksionin e vet. A don me shku në fusha me mbjell speca, apo don me shku me punu dika jashtë, është detyra e tij. E tash, byroja ka me shku, domethënë me i bo hetim, se dikush po e lajmëron, për çfarë arsye? Domethënë kjo është persekutim, kjo nuk është hetim”, ka thënë Tahiri.  

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra kritikoi mënyrën e sjelljes së këtij projektligji në komision.

“Mënyra se si ju e keni trajtuar Byronë, e cila në fakt nuk konfiskon pasuri, gjykata e konfiskon pasurinë, keq është nisur kryetar forma se si byroja për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme po trajtohet me këtë emergjencë”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Për këtë projektligj në grupin punues janë hartuar dhe pranuar gjithsej 12 amendamente në mesin e tyre edhe një amendament i deputetit të PDK-së, Përparim Gruda.

Në Komisionin për Legjislacion, ky raport u miratua. Ndërsa, nuk morën përkrahje amendamentet e tjera të propozuara nga Gruda.

Концепт документ за Биро је израђен 2021. године. Од тада су направљене радикалне промене, јер је првобитно дефинисан као институција која може сама да конфискује неоправдано стечену имовину.