---
description: Shkolla model “Qamil Batalli” është në mesin e pesë institucioneve të arsimit fillor në kryeqytet, në të cilat pritet që nga 1 shtatori mësimi për filloristët t
title: Nxënësit deri në klasën e pestë në Prishtinë do të qëndrojnë rreth 8 orë në shkollë
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/04/24687cad-96b1-4459-9af0-3c103d9c16c3.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nxënësit deri në klasën e pestë në Prishtinë do të qëndrojnë rreth 8 orë në shkollë

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 4 gusht 2024 19:40
- Shpërndaje në:

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 4 gusht 2024 19:40
- Shpërndaje në:

## Nga 1 shtatori mësimi tërëditor pritet që të nisë së zbatuari në pesë shkolla të kryeqytetit. Bazuar në organizimin që po bëhet, nxënësit e klasave të pesta të këtyre institucioneve arsimore do të jenë në objekte shkollore nga tetë orë e gjysmë në ditë. E për jetësimin e procesit parashihen edhe lëvizje të nxënësve nga një shkollë në tjetrën

Shkolla model “Qamil Batalli” është në mesin e pesë institucioneve të arsimit fillor në kryeqytet, në të cilat pritet që nga 1 shtatori mësimi për filloristët të jetë tërëditor.

Drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi, tregoi se në bazë të organizimit që po bëhet, parashihet që nxënësit e klasave të pesta të qëndrojnë në shkollë tetë orë e gjysmë.

“Klasat e para dhe të dyta do të qëndrojnë nga ora 7:45 deri pak para orës 15:00, ndërkaq të tretat dhe të katërtat prej 7:45 deri në orën 15:15, dhe klasa e pesta do të qëndrojnë nga ora 7:45 deri në orën 16:15. Kështu, në këtë organizim do të qëndrojnë në shkollën tonë, ndërkaq do të mbahet mësimi i rregullt fillimisht, e pastaj do të kemi aktivitete të tjera”, ka thënë Maliqi.

Shkaku i organizimit të mësimit gjithëditor, do të ketë lëvizje nxënësish nëpër shkolla. Filloristëve të shkollës “Qamil Batalli” do t’u bashkohen ata të shkollës “Emin Duraku”. E nxënësit e nivelit të mesëm të ulët të të dy shkollave, procesin mësimor do ta zhvillojnë në shkollën “Emin Duraku”.

Mësimi tërëditor është paraparë edhe për filloristët e Shkollës së Gjelbër e asaj “Nazim Gafurri”. Nxënës të klasave nga e 6-ta deri në të 9-n të të dy shkollave do të zhvendosen në objektin e gjimnazit “Eqrem Çabej”. E gjimnazistët e saj do të barten te gjimnazi “Ahmet Gashi”.

[Edhe ![Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij](https://resources.koha.net/images/2026/August/03/454b9a79-f33a-4cc4-9dfa-637f8014bfc3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 gus 2026 Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij](https://www.koha.net/arberi/prishtina-pritet-ta-zgjeroje-mesimin-tereditor-prinderit-kerkojne-ristrukturim-te-tij)

Lëvizje do të ketë edhe te shkollat “Faik Konica” e “Xhemail Mustafa”, nxënësit e klasave të gjashta të të cilave do të vendosen në objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”. E gjimnazistët e saj do t’u bashkohen bashkëmoshatarëve në Gjimnazin e Specializuar Matematikor.

Deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe një muaj e një javë.

E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se aktualisht po punohet në rekrutimin e stafit shtesë për mësimit tërëditor.

 “Ka një gatishmëri të mësimdhënësve bazikë që të vazhdojnë me lëndët që ata i zotërojnë, që t’i mbulojnë në disa raste edhe aktivitete, por ka edhe punësime të reja që do të bëhen ekstra. Për shembull, për aktivitete sportive ne do t’i marrim arsimtarët e edukatës fizike për t’i realizuar ato dhe për t’i liruar edhe mësimdhënëset që nuk e kanë këtë kualifikim, e me këto ne synojmë ta ngremë cilësinë brenda klasës”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo ka treguar se nxënësve gjatë mësimit tërëditor do t’u ofrohet një shujtë falas nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës. Krahas kësaj, do të kenë edhe aktivitete për zhvillim trupor e kreativitet, përfshirë orët e jogës, pikturës, kodimit e atletikës.

[Edhe ![Shtatë shkolla kalojnë në mësim tërëditor, në njërën mund të shtyhet nisja e vitit shkollor](https://resources.koha.net/images/2024/December/30/218cfa6c-f9c1-4d3b-be70-2c2b4d2f7b3d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 gus 2025 Shtatë shkolla kalojnë në mësim tërëditor, në njërën mund të shtyhet nisja e vitit shkollor](https://www.koha.net/arberi/shtate-shkolla-kalojne-ne-mesim-tereditor-ne-njeren-mund-te-shtyhet-nisja-e-vitit-shkollor)

Një pilotprojekt për mbajtjen e mësimit gjithëditor pati nisur para 7 vjetësh, por u ndërpre për mungesë të kushteve infrastrukturore.

LEXO EDHE:

[#Prishtina](https://www.koha.net/tag/prishtina) [#shkolla](https://www.koha.net/tag/shkolla) [#orari](https://www.koha.net/tag/orari) [#Mësimi gjithëditor](https://www.koha.net/tag/mesimi-gjitheditor) [#Jehona Lushaku](https://www.koha.net/tag/jehona-lushaku) [#shkolla model](https://www.koha.net/tag/shkolla-model) [#shkolla e gjelbër](https://www.koha.net/tag/shkolla-e-gjelber) [#Shkolla Emin Duraku](https://www.koha.net/tag/shkolla-emin-duraku) [#shkolla xhemail mustafa](https://www.koha.net/tag/shkolla-xhemail-mustafa) [#shkolla eqrem cabej](https://www.koha.net/tag/shkolla-eqrem-cabej)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mësimi tërëditor përcillet me shumë vërejtje nga nxënësit e prindërit](https://resources.koha.net/images/2024/October/08/3184ae63-d741-493a-a213-1530247c0970.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 mar 2025 Mësimi tërëditor përcillet me shumë vërejtje nga nxënësit e prindërit](https://www.koha.net/arberi/mesimi-tereditor-percillet-me-shume-verejtje-nga-nxenesit-e-prinderit)
- [![Telashet me mësimin tërëditor](https://resources.koha.net/images/2024/September/14/3b3ec280-b388-45d9-aff3-5c0d55c4476f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 sht 2024 Telashet me mësimin tërëditor](https://www.koha.net/arberi/telashet-me-mesimin-tereditor)
- [![Komuna e Prishtinës synon ta dyfishojë numrin e shkollave me mësim tërëditor vitin e ardhshëm](https://resources.koha.net/images/2024/August/20/cfe7aa1e-0ddc-40d1-ac15-cc6c9dbf2b7c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 gus 2024 Komuna e Prishtinës synon ta dyfishojë numrin e shkollave me mësim tërëditor vitin e ardhshëm](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-prishtines-synon-ta-dyfishoje-numrin-e-shkollave-me-mesim-tereditor-vitin-e-ardhshem)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nxënësit deri në klasën e pestë në Prishtinë do të qëndrojnë rreth 8 orë në shkollë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nxenesit-deri-ne-klasen-e-peste-ne-prishtine-do-te-qendrojne-rreth-8-ore-ne-shkolle","datePublished":"2024-08-04T19:40:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":542,"author":[{"@type":"Person","name":"Majlinda Ibrahimi","url":"https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shkolla model “Qamil Batalli” është në mesin e pesë institucioneve të arsimit fillor në kryeqytet, në të cilat pritet që nga 1 shtatori mësimi për filloristët t","url":"https://www.koha.net/arberi/nxenesit-deri-ne-klasen-e-peste-ne-prishtine-do-te-qendrojne-rreth-8-ore-ne-shkolle","keywords":"Prishtina, shkolla, orari, Mësimi gjithëditor, Jehona Lushaku, shkolla model, shkolla e gjelbër, Shkolla Emin Duraku, shkolla xhemail mustafa, shkolla eqrem cabej","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/04/24687cad-96b1-4459-9af0-3c103d9c16c3.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
