КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

НАТО након састанка са Српском листом: Безбедност зависи од политичких решења, више него од војних мера

нато

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Witkoff, bashkë me komandantin në largim të KFOR-it, Ozkan Ulutash e komandantin e ri Roberto Vergori, të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerë shtetërorë, përfaqësues institucionesh e komunitete. 

Ata kanë takuar ndër tjerësh përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, si dhe përfaqësues fetarë serbë. 

Në njoftimin e NATO-s thuhet se në takimin me Listën Serbe u theksua se misioni i KFOR-it mbetet e pandryshuar dhe se angazhimi i aleancës ndaj të gjitha komuniteteve në Kosovës mbetet i palëkundur. 

“Megjithatë, siguria afatgjatë varet nga zgjidhjet politike, e jo nga masat ushtarake”, theksohet në njoftimin e NATO-s pas takimit me përfaqësuesit serbë. 

Të njëjtën ditë tre udhëheqësit ushtarakë gjithashtu kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla e drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha.  

Aleanca Veriatlantike (NATO) të enjten ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe se ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se procesi i optimizmit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë.

Të mërkurën, 14 tetor, turku Ozkan Ulutash ka përmbyllur misionin e tij si komandant i misionit të KFOR-it dhe vendin e tij e ka zënë italiani Esercito Vergori.