КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Променљиво време следеће недеље

Време на Косову

Фотографија: Илустрација

Javën e ardhshme në Kosovë pritet të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Reshje shiu parashihen të enjten dhe të premten.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me luhatje të lehta nga dita në ditë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.

Të hënën moti pritet të jetë i vranët, me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Të martën, moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nga 16 deri në 20°C.

Ndërkohë të mërkurën pritet mot i vranët me intervale me diell herë pas here. Minimalja pritet të shkojë deri në 6 gradë Celisus, ndërsa maksimalja deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–4 m/s.

Mot me diell e vranësira të shpërndara pritet të jetë gjatë së enjtes, ndërkohë vranësira mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 21 gradë Celisus.

Edhe të premten pritet të jetë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1–5 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato gjatë kësaj periudhe pritet të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Temperaturat relativisht të buta dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Megjithatë, gjatë ditëve me vranësira dhe reshje shiu, lagështia e shtuar e ajrit mund të ndikojë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, veçanërisht te personat me sëmundje kronike reumatike dhe të frymëmarrjes.

Kushtet meteorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë përgjithësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore sezonale. Reshjet e shiut, aty ku do të paraqiten, mund të kontribuojnë në lagështimin e tokës dhe në plotësimin e nevojave për ujë të kulturave bujqësore.