КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Променљиво време током наредне недеље, температуре ће варирати

Време је облачно

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Instituti ka njoftuar se temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me intensitet të ulët deri mesatar. 

“Ndryshimet e motit dhe luhatjet e temperaturave mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të organizmit, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike. Temperaturat më të ulëta dhe moti me reshje mund të shkaktojnë shqetësime te personat me sëmundje kronike, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta gjatë ditës do të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambient të hapur. Rekomandohet përshtatja e veshjes me kushtet e motit dhe kujdes i shtuar gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes”, ka njoftuar IHMK.