Ndonëse si të plota i kanë numrat në Kuvend, marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e garanton zgjedhjen e Bekim Sejdiut president. I propozuari nga dy partitë, nuk e ka mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala kanë dalë kundër marrëveshjes, e cila madje u mbështet edhe nga Kryesia e partisë.
Në konferencën për media të martën, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, kryetari i subjektit të tretë më të madh në vend, Lumir Abdixhiku, i fajësoi këta deputetë se po e çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.
„Ово није била битка са мном, битка са мном је завршена у Скупштини ДСК. Била је то битка за Републику Косово. Професор доктор Беким Сејдиу је одличан кандидат кога је предложио ДСК и осигурао би институционалну равнотежу и зауставио би сваку тенденцију кршења Устава и бранио би Устав чак и пред моћи Покрета Самоопредељење... Сматрам да је, нажалост, став против одлуке Председништва и против ДСК штетан за Републику и свакако за ДСК. И сваки будући избори, због ових одбијања, имаће последице по будуће резултате избора“, рекао је Абдиџику.
Abdixhiku e ka lënë të hapur ndërmarrjen e masave ndaj këtyre deputetëve.
Këta deputetë kundërshtues kanë thënë se janë kundër zgjatjes së pushtetit kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Me këto kundërshtime, LDK-së i mbeten 12 vota në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Abdixhiku ka thënë se me vetë i 12-ti do të jetë në seancën për presidentin.
Në anën tjetër, Vetëvendosja i ka 53 deputetë. Për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë, kjo parti ka thënë se i ka në dispozicion 62 vota bashkë me deputetë të komuniteteve. Me të gjithë deputetët e LDK-së, numri do të mbërrinte në 80, aq sa është i domosdoshëm për dy rundet e para të votimit për president.
Pavarësisht se nuk mbërrihet ky numër për shkak të kundërshtimeve brenda LDK-së, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për propozimin e Bekim Sejdiut për president qëndron. Kurti ka thënë se i duhet të takohet sërish me kryetarin e LDK-së. Sipas tij, në Grupin Parlamentar të VV-së mbështetja për Sejdiun është e plotë.
“Natyrisht kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për profesor Bekim Sejdiun si emër për president që u pajtuam dy subjektet. Por, më pas patëm njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin profesor Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës. Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kreytarin e LDK-së por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti të martën.
Dy partitë tjera parlamentare, Partia Demokratike me 22 deputetë dhe Aleanca me 7 janë shprehur kundër votimit për Sejdiun, si kandidat të përbashkët nga marrëveshja e arritur të hënën mes VV-së dhe LDK-së.
Nga shkurti 2015, Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje. Pas konstituimit të Kuvendit, rrjedh afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit.
Kuvendi nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit, me kërkesë të Kurtit për të negociuar për çështjen e presidentit.