КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

ЛВВ блокира улаз у општину Приштина кесама за смеће

лвв

Левизја Ветевендосје, Кендра не Присхтине, ка зхвиллуар сот ње аксион симболик пара Комунес се Присхтинес, ку хирја е објектит у бллокуа ме тхасе ме мбетурина, не схење протесте пер гјенџентеонентененем рер гјендениентененембет Онлине.

Aksioni nuk zgjati shumë, pasi Kompania “Pastrimi” reagoi menjëherë dhe i largoi thasët me mbeturina nga hyrja e Komunës.

Егзон Аземи, асамблист у ЛВВ-се не не Комунен е Присхтинес, тха се пермес кетиј аксиони синуан те терхекин вемендјен пер гјендјен е мбетуринаве не криекитет.

“Ky aksion simbolik shpërfaq një problematikë jashtëzakonisht shqetësuese në Komunën e Prishtinës. Problemi i mbeturinave nuk ka qenë kurrë në historinë e kryeqytetit në këtë nivel kaq alarmant. Shumica e lagjeve të Prishtinës janë shndërruar pothuajse në deponi mbeturinash. Prandaj sot me këtë aksion simbolik erdhëm t’ia kujtojmë zotëri Rama problemin kryesor pothuajse që e ka kryeqyteti, përveç shumë e shumë problemeve të tjera me të cilat përballen çdo ditë qytetarët. Zotëri Rama, në vend se të ishte kryetar i Komunës së kryeqytetit, është shndërruar në një vegël të Partisë Demokratike, i cili përveçse ia ka ndarë shumicën e drejtorive në komunë Partisë Demokratike të Kosovës, edhe po i shërben vazhdimisht agjendave të saj dhe ka harruar kështu të merret me pozicionin që i takon e të merret me problemet e Prishtinës. Prishtina nuk ka qenë kurrë më e ndotur dhe Komuna e Prishtinës për vite të tëra nuk ka blerë as edhe një kamionetë të vetme për pastrimin e mbeturinave. Në ndërmarrjen ‘Pastrimi’ janë të punësuar rreth 900 punëtorë, por vetëm 100 e diçka prej tyre merren me pastrimin e qytetit“, tha ai.

Azemi ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Ndërmarrjes “Pastrimi”, duke thënë se problemet me mbeturinat dhe çështjet e tjera në kryeqytet duhet të jenë në fokus të kryetarit.

“Pra kjo flet se si i kanë shkatërruar ndërmarrjet duke punësuar zyrtarë administrativë edhe në Ndërmarrjen ‘Pastrimi’, e cila do të duhej t’i shërbente për mirëmbajtjen e qytetit. Këto skandale të njëpasnjëshme, skandalet e pronave, skandalet në Ndërmarrjen Publike Banesore, kjo gjendje alarmante me mbeturina, normalisht se duhet të ishin temat me të cilat merret kryetari i kryeqytetit, por si duket atij më shumë po i intereson të merret me temat e nivelit qendror. Nuk ka të keqe të merret me temat e nivelit qendror, por ai duhet ta dijë se është kryetar i kryeqytetit dhe duhet të merret kështu me problemet e qytetarëve të Prishtinës“, tha Azemi.

Pas këtij aksioni që u zhvillua para objektit të komunës, aty u pa edhe Inspektorati.