---
description: 67 deputetë të legjislaturës së nëntë që për gati një vit kanë marrë paga pa punuar, i kanë kërkuar Kuvendit t’ua vazhdojë këtë pagesë edhe për një vit tjetër.P
title: Kuvendi “si bankomat”, 67 deputetë deklarohen të papunë për të marrë paga edhe një vit
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/19/ead2e5ac-0cf2-4cb1-96a6-73b534d1fd39.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kuvendi “si bankomat”, 67 deputetë deklarohen të papunë për të marrë paga edhe një vit

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 16 dhjetor 2025 19:15
- Shpërndaje në:

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 16 dhjetor 2025 19:15
- Shpërndaje në:

## Mbi gjysma e anëtarëve të legjislaturës së nëntë kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës pagë kalimtare, duke u deklaruar si të papunë. Me këtë atyre u sigurohet pagë prej 1.914 eurosh në muaj, për një vit të plotë. Analistë e sociologë vlerësojnë se deputetët e shohin Kuvendin e Kosovës si bankomat

67 deputetë të legjislaturës së nëntë që për gati një vit kanë marrë paga pa punuar, i kanë kërkuar Kuvendit t’ua vazhdojë këtë pagesë edhe për një vit tjetër.

Për t’i realizuar këto të hyra, ata janë deklaruar para Kuvendit si të papunë.

Ligji për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetëve parasheh beneficione për ta, përfshirë kompensimin kalimtar.

Kjo nënkupton se që nga dita e përfundimit të mandatit, deputeti merr pagë mujore bazë nga Kuvendi i Kosovës në vlerë të 1914 eurove për 12 muaj rresht, nëse nuk punon apo nuk pensionohet.

Kësisoj 23 mijë euro do të jenë shpenzimet e Kuvendit në vit për secilin deputet, 1.5 milionë euro bashkë.

[Edhe ![Mbi 14 paga për dy muaj e gjysmë punë - 85 deputetë deklarohen të papunë](https://resources.koha.net/images/2026/April/24/906a7ea3-c323-403d-a12c-e074018f7e91.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 maj 2026 Mbi 14 paga për dy muaj e gjysmë punë - 85 deputetë deklarohen të papunë](https://www.koha.net/arberi/mbi-14-paga-per-dy-muaj-e-gjysme-pune-85-deputete-deklarohen-te-papune)

Në fakt papunësia në legjislaturën e nëntë është shumëfish më e lartë se në nivel vendi.

Në Kosovë papunësia është 11 për qind, e vetëm në mesin e deputetëve rezulton të jetë mbi 55 për qind.

Aplikimi i këtyre deputetëve për këtë beneficion, sipas sociologut Genc Xërxa, nuk është për shkak të paaftësisë për të gjetur punë, por për shkak të shfrytëzimit të privilegjeve publike, që ua garanton ligji.

“Nuk është që nuk mund të punojnë, por duke e krahasuar që shumica e deputetëve nuk mund ta arrijnë këtë pagë mujore në çfarëdo sektori e shfrytëzojnë këtë të mirë materiale së paku edhe për një vit”, ka thënë Xërxa.

Në Lëvizjen Vetëvendosje janë 28 deputetë që kanë kërkuar pagë kalimtare, në mesin e tyre: Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Artan Abrashi, Saranda Bogujevci e Armend Muja.

Në PDK këtë beneficion pas mandatit e kanë kërkuar 14 ligjvënës, përfshirë: Memli Krasniqin, Abelard Tahirin, Ganimete Musliun, Elmi Reçicën e Rashit Qalajn.

Në LDK pagë kalimtare kanë kërkuar 12 deputetë, mes tyre: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Doarsa Xhelili-Kica e Arben Gashi.

[Edhe ![Për 77 ditë mandat, mbi gjysmë milioni euro shkuan në paga për deputetët](https://resources.koha.net/images/2026/May/02/1fdfcb8d-4380-4824-9fd5-5dafeb5a92ae.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 maj 2026 Për 77 ditë mandat, mbi gjysmë milioni euro shkuan në paga për deputetët](https://www.koha.net/arberi/per-77-dite-mandat-mbi-gjysme-milioni-euro-shkuan-ne-paga-per-deputetet)

Në AAK pagën kalimtare e kanë kërkuar: Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, dhe Lahi Brahimaj.

E në Nisma, Arbresha Krasniqi.

Nga komuniteti serb për këtë beneficion ka aplikuar vetëm një deputetet, kurse nga grupi multietnik 7.

“Është e qartë që shumica absolute e deputetëve të Kosovës e konsiderojnë parlamentin si një bankomat, si një lloj mundësie për përfitime të vazhdueshme dhe nuk janë absolutisht në përputhje me obligimet me përgjegjësitë që i kanë. Nga kjo pikënisje pastaj vijmë edhe deri tek sensi i tyre gllabërues për të përfituar maksimalisht dhe për të mos dhënë absolutisht asgjë”, ka thënë Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike.

Analisti Muhaxhiri ka thënë se paga kalimtare nuk do të ishte privilegj i tepruar për deputetët nëse do të punonin për interesin shtetëror.

“Parimisht rroga prej një viti nuk do të duhej të ishte problem nëse deputetët do ta kryenin punën e tyre me përgjegjësi, me moral, me vetëdije shtetërore, por duke e ditur se me kë kemi të bëjmë, pra me njerëz që as një për qind të këtyre obligimeve nuk i kryejnë në mënyre të ndershme, atëherë të gjitha këto para janë të çuara kot dhe janë vetëm si pasojë e pangopshmërisë së tyre dhe mungesës elementare të moralit dhe njerëzillëkut”, ka theksuar ai.

[Edhe ![Haxhiu: Pagat kalimtare me kosto 2 milionë euro të padrejta, por të ligjshme](https://resources.koha.net/images/2026/May/13/4504733f-42e6-404c-a37a-cdf8aca361b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 13 maj 2026 Haxhiu: Pagat kalimtare me kosto 2 milionë euro të padrejta, por të ligjshme](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/haxhiu-pagat-kalimtare-me-kosto-2-milione-euro-te-padrejta-por-te-ligjshme)

Nga prilli e deri në nëntor rreth dy milionë euro ka qenë kostoja e shpenzimeve që i është shkaktuar buxhetit të shtetit për pagat e deputetëve dhe të asistentëve të tyre, ani se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është konstituuar e është shpërndarë pa prodhuar asnjë rezultat.

VIDEO:

[#kuvendi i kosoves](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#pagat](https://www.koha.net/tag/pagat) [#deputet](https://www.koha.net/tag/deputet) [#kuvendi bankomat](https://www.koha.net/tag/kuvendi-bankomat) [#pagat e deputeteve](https://www.koha.net/tag/pagat-e-deputeteve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kolshi: Rreth 25 mijë euro në vit i merr deputeti që deklarohet i papunë](https://resources.koha.net/images/2026/May/12/3a7d216a-66f4-4c52-b4ad-f62df31934e0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 maj 2026 Kolshi: Rreth 25 mijë euro në vit i merr deputeti që deklarohet i papunë](https://www.koha.net/arberi/kolshi-rreth-25-mije-euro-ne-vit-i-merr-deputeti-qe-deklarohet-i-papune)
- [![Mbi gjysmë milioni euro shkuan në pagat e deputetëve për dy muaj e gjysmë punë](https://resources.koha.net/images/2026/April/23/0303a099-d1eb-4852-b5d5-a3d16b2eab93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 maj 2026 Mbi gjysmë milioni euro shkuan në pagat e deputetëve për dy muaj e gjysmë punë](https://www.koha.net/arberi/mbi-gjysme-milioni-euro-shkuan-ne-pagat-e-deputeteve-per-dy-muaj-e-gjysme-pune)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kuvendi “si bankomat”, 67 deputetë deklarohen të papunë për të marrë paga edhe një vit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kuvendi-si-bankomat-67-deputete-deklarohen-te-papune-per-te-marre-paga-edhe-nje-vit","datePublished":"2025-12-16T19:15:20+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:20:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":652,"author":[{"@type":"Person","name":"Marigona Brahimi","url":"https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"67 deputetë të legjislaturës së nëntë që për gati një vit kanë marrë paga pa punuar, i kanë kërkuar Kuvendit t’ua vazhdojë këtë pagesë edhe për një vit tjetër.P","url":"https://www.koha.net/arberi/kuvendi-si-bankomat-67-deputete-deklarohen-te-papune-per-te-marre-paga-edhe-nje-vit","keywords":"kuvendi i kosoves, pagat, deputet, kuvendi bankomat, pagat e deputeteve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/19/ead2e5ac-0cf2-4cb1-96a6-73b534d1fd39.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
