КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Косово обезбеђује 85 хиљада доза, вакцинација против грипа почиње 1. октобра

вакцинације

Очекује се да ће вакцинација против сезонског грипа почети почетком следећег месеца, а 85 доза вакцине требало би да стигне на Косово до краја септембра. Иако институције кажу да су залихе осигуране, стручњаци препоручују вакцинацију, посебно за групе које су највише изложене ризику од компликација грипа.

Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të nisë në javën e parë të tetorit, ndërsa vaksinat do të arrijnë në Kosovë në fund të këtij muaji, kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Sipas IKSHPK-së, për sezonin 2026/2027 janë siguruar dozat e nevojshme dhe ato do t’u shpërndahen më pas Qendrave të Mjekësisë Familjare.

“Për sezonin e gripit 2026/2027 janë siguruar dozat e nevojshme të vaksinës kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të arrijnë në vend në fund të muajit shtator. Janë siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal për këtë sezon. Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të fillojë në javën e parë të tetorit 2026. Dozat e nevojshme janë siguruar dhe furnizimi do të bëhet pas pranimit të vaksinave”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

E sipas mjekut familjar, Rushit Ismajli, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është vërejtur fluks më i madh i pacientëve me simptoma të infeksioneve respiratore.

“Ka pasur një numër të shtuar të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë këtu tek ne, qoftë për shkak të shenjave të gripit, kollitjes, temperaturës, rrjedhjes së hundës, pastaj dhimbjeve të trupit. Shumica e tyre trajtohen në mënyrë simptomatike. Ka pasur raste ku kanë filluar vetë antibiotikun, që është pak më e rrallë kohëve të fundit”, ka thënë ai.

Për mjekun familjar, vaksinimi është një nga mënyrat kryesore për të parandaluar komplikimet nga gripi, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.

“Duhet të merren nga të gjithë. Nuk është vaksinë e pleqve, duhet të vaksinohet gjithkush. Por në radhë të parë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit që kanë sëmundje të tjera kronike dhe punëtorët shëndetësorë”, ka thënë Ismajli.

Vaksinën kundër gripit sezonal të gjithë qytetarët mund ta marrin nga fillimi i tetorit e deri në prill të vitit 2027.

Sipas IKSHPK-së, rreth 1 miliard raste të gripit sezonal raportohen çdo vit në mbarë botën, ndërsa rreth 3 deri në 5 milionë prej tyre paraqiten në forma të rënda.

Sipas këtyre të dhënave 99 për qind e vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç, në vendet në zhvillim, janë të lidhura me infeksionet e traktit të poshtëm respirator të shkaktuara nga gripi.