КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Конјуфца се састао са дипломатама у Њујорку како би „јачао партнерства“

коњ

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një sërë takimesh në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. 

Ai ka thënë se nga New Yorku po vazhdon angazhimin për forcimin e partneriteteve të Kosovës dhe avancimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare. 

Bashkë me kryeministrin Albin Kurti takuan kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić Radman. Konjufca e ka vlerësuar Kroacinë një prej partnerëve më të afërt të Kosovës në rajon, “me të cilën ndajmë interesa të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit tonë”. 

Konjufca ka theksuar se partneriteti ndër vite me Kroacinë krijon mundësi të reja për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai takoi edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, me të cilin foli mbi çështjen e aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. 

“I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”, ka theksuar ai.

Konjufca tutje takoi edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, L.T. Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ai ka theksuar se marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Emirateve janë të shkëlqyeshme duke deklaruar se synimi i Kosovës është që kësaj afërsie t’i japim edhe më shumë përmbajtje ekonomike. 

“Biseduam për rritjen e investimeve dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në vitet në vijim”.

Gjithashtu, ai takoi edhe ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Abdoulkader Houssein Omar, ndërsa takoi shkurt kryeministrin e Ruandës, Justin Nsengiyumva, dhe ministrin e Jashtëm, Olivier Nduhungirehe.

“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre vendeve”, ka thënë Konjufca.