КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Кочи тек председничке изборе износи пред Уставни суд

Арианит Коци

Avokati Arianit Koci ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula.

Për Shiroka-Pulën nisi votimi në minutat e fundit të 6 tetorit, por vazhdoi shkurt edhe më 7 tetor.

Vendimi i gjykatës ka qenë që procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të përfundojë më 6 tetor. Në rast të shkeljes së këtij afati, parashihet shpërndarja e Kuvendit.

Koci ka njoftuar në Facebook se ka depozituar në gjykatë njoftimin për moszbatim të vendimeve të saj.

“Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës. Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme. Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka shkruar ai.