КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

КДИ: Комисиони пер Легјислацион е ниси пунен ме схкеље те Ррегуллорес се Кувендит

kk

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, Komisioni për Legjislacion ka shkelur Rregulloren e Kuvendit me mbledhjen që ka mbajtur sot, 30 shtator. Nga ky institut kanë thënë se nisja e punës së komisionit me shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi është shkelje e dispozitave të rregullores. 

KDI ka konsideruar se këto projektligje janë tejet të rëndësishme për avancimin e integritetit, performancës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, dhe si të tilla, ka shtuar KDI, ato nuk duhet të procedoheshin me nguti por të bëheshin në përputhje të plotë me rregulloren.

“Fillimisht, neni 34 (4) i Rregullores përcakton se, përveç rasteve të veçanta, mbledhja e komisionit thirret së paku tri ditë pune para mbajtjes së saj. Në rastin e sotëm, deputetët kanë pranuar pakon e projektligjeve dhe materialet përcjellëse prej qindra faqesh mbrëmë, ndërsa janë ftuar që sot t’i diskutojnë dhe votojnë ato në parim. Për këtë procedim të përshpejtuar nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim. Për më tepër,  Rregullorja, në nenin 74 (1), parasheh që leximi i parë në seancë plenare mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e projektligjeve tek deputetët. Pra, Komisioni kishte kohë që ta zhvillonte shqyrtimin në parim duke respektuar afatin e rregullt për thirrjen e mbledhjes dhe duke u dhënë deputetëve mundësi reale për t’i shqyrtuar materialet”, thuhet në reagimin e institutit.

Po ashtu, KDI ka theksuar se projektligjet janë votuar pa u prezantuar nga ministrja përgjegjëse.

“Edhe pse kjo lidhet me praktikën parlamentare dhe jo me një detyrim procedural, për një pako kaq të rëndësishme të reformës në drejtësi do të duhej që ministrja të ishte e pranishme, t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve eventuale të deputetëve”.

KDI theksoi se fund se pret që Komisioni për Legjislacion t’i zhvillojë fazat e mëtejshme të shqyrtimit të kësaj pakoje duke respektuar plotësisht procedurat parlamentare dhe duke siguruar përfshirjen e akterëve relevantë.