КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

„Не у моје име“, Дечани одобрава изјаву против Специјалеа

Басхким Рамосај

Kuvendi Komunal i Deçanit ka miratuar deklaratën “Jo në emrin tim”, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një seance urgjente të Kuvendit Komunal, Deçani dërgoi një sinjal se vendime të tilla kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të merren në emrin e popullit të Kosovës.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është shumë e nevojshme që komuna e Deçanit të dalë kundër vendimit të Dhomave të specializuara përmes deklaratës “Jo në emrin tim”.

“Është një sinjal që i dërgojmë botës që po na gjykon padrejtësisht me diçka të fabrikuar nga shteti që ka bërë gjenocid në këtë vend”, tha ai.

Këtë deklaratë e mbështetën edhe përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin Komunal të Deçanit.

“Hapin e parë e kemi fituar që UÇK-ja do të jetë e pastër gjithmonë, e hapi i dytë do të jetë në Gjykatën e Apelit, prandaj qytetarët nuk duhet të ndalin thirrjet për drejtësi. Do të jemi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, për shkak se në atë vendim gjykate preken edhe figura të tjera, sepse në të ardhmen nëse e pranojmë këtë padrejtësi do të jenë të futur edhe figura të tjera”, tha Florim Mataj, shef i grupit të asamblistëve të AAK-së në Deçan.

Mbështetje i dha edhe VV-ja.

“Ky nuk është vetëm një proces gjyqësor është çështje e mënyrës si trajtohet lufta e Kosovës dhe e drejta për liri. Si subjekt kemi kundërshtuar këtë Gjykatë që në fillim, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Populli ynë është përballur me krim mizor. UÇK-ja Nuk është krijuar në Hagë. Prandaj e mbështesim deklaratën “Jo në emrin tim”. Asnjë proces gjyqësor nuk e ndërron historinë e vendit tonë”, tha Fetah Selmanaj nga VV-ja.

Ndërsa asamblistja e PSD-së, Natyra Kuçi, gjatë kësaj seancë i bëri thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që të nxjerrë një rezolutë në emër të popullit të Kosovës, se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është bërë në emrin e tyre.

“Jemi mbledhur t’i tregojmë botës dhe t’i çojmë sinjal qeverisë së Kosovës që të miratojë një rezolutë në emër të popullit të Kosovës, se Gjykata Speciale nuk mund të marrë vendime në emrin e popullit të Kosovës. Kjo gjykatë gjithashtu na çoi sinjal duke inkriminuar edhe figura të tjera të UÇK-së, prandaj nëse ne e tolerojmë këtë padrejtësi, në të ardhmen mund të përfshihen edhe figura të tjera të UÇK-së në një proces të padrejtë gjyqësor. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të çojë mesazh të qartë duke miratuar një rezolutë, se ky vendim nuk është bërë në emrin e popullit të Kosovës”, tha ajo.

Deklarata “Jo në emrin tim” u votua unanimisht nga të gjithë asamblistët e Deçanit.