КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Инспекторат обуставља радове на шест градилишта у Приштини, Пећи и Митровици

Инспекторат обуставља радове на шест градилишта у Приштини, Пећи и Митровици

Inspektorati Qendror i Punës të mërkurën ka ndaluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë pasi ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit, punimet u ndaluan në tri objekte në Prishtinë, dy në Mitrovicë e një në Pejë. 

“Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.