КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Имери: Кампања у Србији показује шовинистичке намере према Косову

Дорајет Имери

Ligjëruesi i shkencave politike, Dorajet Imeri, ka vlerësuar se fushata zgjedhore në Serbi, përmes deklaratave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe politikanit Ivica Daçiq, e ka nxjerrë në pah kulturën politike shoviniste dhe synimet e klasës politike serbe ndaj Kosovës.

Imeri ka thënë se gjuha dhe veprimet e dy figurave kryesore politike në Serbi tregojnë se kthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë e kanë pjesë të ofertës së tyre politike. Sipas tij, kjo nënkupton pushtimin dhe aneksimin e Kosovës.

“Klasa politike e Serbisë, përmes fushatës që do të përfundojë sonte, tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë aktuale. Nëse e keni përcjellë vazhdimisht fushatën, sidomos gjuhën që e ka përdorur Vuçiqi, por edhe veprimet dhe gjuhën e Daçiqit, dy prej figurave kryesore politike në Serbi, ato tregojnë për një kulturë politike tejet shoviniste”, ka thënë Imeri.

Ai ka theksuar se deklaratat për kthimin në Kosovë dhe për valëvitjen e flamurit serb në Prizren dëshmojnë për qëndrimet e këtyre subjekteve politike ndaj Kosovës, ndërsa fushata, sipas tij, jep një pasqyrë të programit qeverisës që mund ta presë Serbinë në katër vjetët e ardhshëm.

Imeri ka kritikuar edhe përfshirjen në fushatën zgjedhore të Milan Radoiçiqit, kriminelit që udhëhoqi sulmin në Banjskë në vitin 2023. 

Sipas tij, fakti që persona të tillë bëhen pjesë e fushatës politike, në vend që të përballen me drejtësinë, tregon qasjen e institucioneve serbe ndaj përgjegjësisë për sulmin në Banjskë.