---
description: Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi duhet të konstituo
title: "Haziri: Bllokuesi nuk kalon"
image: https://resources.koha.net/images/2023/April/10/haziri1681143440.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Haziri: Bllokuesi nuk kalon

![Lutfi Haziri](https://resources.koha.net/images/2023/April/10/haziri1681143440.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 qershor 2025 21:10
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 26 qershor 2025 21:10
- Shpërndaje në:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor, duke kritikuar bllokimin institucional dhe ka theksuar se keqpërdorimi i frymës kushtetuese për qëllime politike nuk mund të justifikohet.

“Bllokuesi nuk kalon! Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008 nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi dhe kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai theksoi se votimi nuk mund të ndikohet nga shantazhi politik dhe as të përdoret si mjet për konsum të brendshëm.

“Nuk e lejon shantazhin politik, e aq më pak keqpërdorimin e frymës kushtetuese për interesa të ditës. Është për keqardhje që në vend se politikanët, përmes deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese ta bëjë këtë”, shtoi ai.

Në vijim, Haziri theksoi mungesën aktuale të institucioneve funksionale dhe përsëriti se askush nuk mund të jetë njëkohësisht deputet dhe anëtar i qeverisë.

“Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur. As nuk mund të jesh edhe deputet, edhe anëtar i Qeverisë. Republika, mbi të gjitha!”, përfundoi shkrimi i tij.

[Edhe ![Haziri: S’jemi patericë, të votojmë sipas dëshirave të partisë së parë](https://resources.koha.net/images/2025/May/25/71b7e59b-012e-4852-90d3-ad2cd7c16225.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 qer 2025 Haziri: S’jemi patericë, të votojmë sipas dëshirave të partisë së parë](https://www.koha.net/arberi/haziri-sjemi-paterice-te-votojme-sipas-deshirave-te-partise-se-pare)

Në çështjen e kalimit në votim të fshehtë, Gjykata Kushtetuese ka thënë se deputetët e zgjedhur duhet të jenë të pranishëm në seancën konstituive dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, “duke votuar ‘për’, ‘kundër’ apo ‘të abstenojnë”.

Megjithatë, partitë sërish kanë dhënë interpretime të ndryshme mbi vendimin e Kushtetueses.

[Lexo përditësimet tjera![kuvendi - 25 qershor](https://resources.koha.net/images/2025/June/25/dc8e15f2-4056-4da6-8018-6f7b8a791a46.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Kushtetuesja i obligon deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh</h4>

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të...](https://www.koha.net/arberi/kushtetuesja-per-30-dite-duhet-te-perfundoje-seanca-konstituive)

[#lutfi haziri](https://www.koha.net/tag/lutfi-haziri) [#ldk](https://www.koha.net/tag/ldk)

Artikuj të ngjashëm

- [![Koci: Kushtetuta s’i nënshtrohet diktatit të pushtetit e as të politikës](https://resources.koha.net/images/2026/September/14/2a25c621-3b95-4928-9ca0-9014dbbeae75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 sht 2026 Koci: Kushtetuta s’i nënshtrohet diktatit të pushtetit e as të politikës](https://www.koha.net/arberi/koci-kushtetuta-si-nenshtrohet-diktatit-te-pushtetit-e-as-te-politikes)
- [![Hoxhaj: Kuvendi që sot filluam ta konstituojmë nuk është legjitim](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/71f0f986-f537-4a80-b3b2-11c99a93408b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 sht 2026 Hoxhaj: Kuvendi që sot filluam ta konstituojmë nuk është legjitim](https://www.koha.net/arberi/hoxhaj-kuvendi-qe-sot-filluam-ta-konstituojme-nuk-eshte-legjitim)
- [![PDK-ja e LDK-ja konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën “jashtë afatit kushtetues”](https://resources.koha.net/images/2026/August/08/fec4b55a-994f-4f5c-a981-c1e909d92cfe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 sht 2026 PDK-ja e LDK-ja konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën “jashtë afatit kushtetues”](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-e-ldk-ja-konfirmojne-pjesemarrjen-ne-seancen-jashte-afatit-kushtetues)
- [![Hoti për Kurtin: Vetëm dikush kundër ekzistencës së shtetit, e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje](https://resources.koha.net/images/2024/November/11/126c44c3-e885-443c-ab60-89ab8eb65066.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 gus 2026 Hoti për Kurtin: Vetëm dikush kundër ekzistencës së shtetit, e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje](https://www.koha.net/arberi/hoti-per-kurtin-vetem-dikush-kunder-ekzistences-se-shtetit-e-katandis-rendin-kushtetues-ne-kete-gjendje)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Trajneri serb i Baselit flet për Xherdan Shaqirin](https://www.koha.net/futboll/trajneri-serb-i-baselit-flet-per-xherdan-shaqirin)

[Arbëri.]() [Miratohet buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta](https://www.koha.net/arberi/miratohet-buxheti-i-prishtines-per-2027-parashihet-zgjatja-e-sheshit-deri-te-posta)

[Botë.]() [Garda Revolucionare e Iranit e quan Trumpin “gënjeshtar të madh”](https://www.koha.net/bote/garda-revolucionare-e-iranit-e-quan-trumpin-genjeshtar-te-madh)

[Kronikë.]() [Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Jelloc të Klinës](https://www.koha.net/kronike/policia-nis-hetimet-per-vdekjen-e-nje-personi-ne-jelloc-te-klines)

[Showbiz.]() [Zahara Jolie heq zyrtarisht mbiemrin Pitt](https://www.koha.net/showbiz/zahara-jolie-heq-zyrtarisht-mbiemrin-pitt)

[Kulturë.]() [Zbulimi i tempullit romak në Gjermani shton të dhënat për antikitetin](https://www.koha.net/kulture/zbulimi-i-tempullit-romak-ne-gjermani-shton-te-dhenat-per-antikitetin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Haziri: Bllokuesi nuk kalon","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/haziri-bllokuesi-nuk-kalon","datePublished":"2025-06-26T21:10:49+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:30:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":302,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi duhet të konstituo","url":"https://www.koha.net/arberi/haziri-bllokuesi-nuk-kalon","keywords":"lutfi haziri, ldk","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/April/10/haziri1681143440.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
