---
description: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.Takimi pritet të mbahet
title: 7 qershori - data e zgjedhjeve të reja
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/30/15523cd6-1441-4859-a700-6e0adbb10223.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# 7 qershori - data e zgjedhjeve të reja

![7 qershori - data e zgjedhjeve të reja](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/15523cd6-1441-4859-a700-6e0adbb10223.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 30 prill 2026 08:03
- Shpërndaje në:

- 30 prill 2026 08:03
- Shpërndaje në:

**(E përditësuar 16:05)** -Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës të mbahen më 7 qershor”, ka thënë ajo në konferencën për media.

![]()

---

**(E përditësuar 15:30)** - Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për ta cilado datë brenda afatit kushtetues është në rregull. Por ka theksuar se ka pajtim nga shumica për 7 qershorin.

"Për PDK-në cila do nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë 31 maji apo 7 qershori... Partia Demokarike e Kosovës do të shkon në zgjedhje si Partia Demokratike e Kosovës, brenda listës së PDK-së sigurisht se do te ketë edhe risi edhe emra dhe figura të tjera”, ka thënë Hamza. 

[Edhe ![Kosova voton më 7 qershor](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/000bc53c-c623-43f9-aa3c-163e1c717504.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 pri 2026 Kosova voton më 7 qershor](https://www.koha.net/arberi/kosova-voton-me-7-qershor)

E përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, gjithashtu ka konfirmuar se ka dakordësi për 7 qershorin.

"Prej asaj që pamë në takim me kryetaren e kuvendit dhe me partitë politike ka një dakordancë pothuajse të plotë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori edhe ne jemi pajtuar edhe pse nuk kemi pasur ndonjë preferencë të posaçme", u shpreh Gjini. 

Ngjashëm u shpreh edhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve. Me që ishte një arsyetim që KQZ e ka kërkuar këtë datë për shkak të përgatitjeve dhe natyrisht ne e kuptojmë... LDK i ka hapur dyert për bashkim të gjithë ata që i kanë vlerat tradicionale të LDK-së", theksoi Lushaku.   
 

---

**Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive për datën e zgjedhjeve**

**(E përditësuar 15:05)** - Ka nisur takimi i u.d. të presidentes Albulena Haxhiu me përfaqësuesit e partive politike, ku do të diskutohet për datën e zgjedhjeve. 

[Edhe ![KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, Haxhiu fton në takim përfaqësuesit e partive](https://resources.koha.net/images/2025/November/09/c309f2a1-177b-40b4-a922-a27e855c2582.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 29 pri 2026 KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, Haxhiu fton në takim përfaqësuesit e partive](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kqz-ja-kerkon-7-qershorin-si-date-te-zgjedhjeve-haxhiu-neser-takon-perfaqesuesit-e-partive)

---

**Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve**

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi pritet të mbahet sot në orën 15:00. Një ditë më parë, ajo është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin ka diskutuar për organizimin e procesit zgjedhor që duhet të zhvillohet brenda 45 ditësh. KQZ-ja ka kërkuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. 

Të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit, pasi dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

7 qershori është afati i fundit për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes ka kohë 10 ditë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në. 

[Edhe ![KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/b00b87e2-36f0-4616-a2b3-670b7c6bdf4a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 pri 2026 KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve](https://www.koha.net/arberi/kosova-ne-zgjedhje-haxhiu-takon-kryesuesin-e-kqz-se)

“Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, afati 10-ditor i u.d. presidentes për shpalljen e zgjedhjeve nuk e shtyn afatin e fundit për mbajtjen e tyre – që mund të jetë vetëm 31 maji ose 7 qershori. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja – që do të marrë kohë të paktën tre-katër muaj – shteti do të jetë në pauzë”, ka theksuar Eugen Cakolli, menaxher i Programit në Institutin Demokratik të Kosovës. 

Zgjedhjet e radhës do të jenë të tretat parlamentare dhe të pestat në përgjithësi në 16 muajt e fundit.

[#Albulena Haxhiu](https://www.koha.net/tag/albulena-haxhiu) [#data e zgjedhjeve](https://www.koha.net/tag/data-e-zgjedhjeve) [#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#kosove](https://www.koha.net/tag/kosove) [#zgjedhje](https://www.koha.net/tag/zgjedhje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive](https://resources.koha.net/images/2026/July/31/7afa9488-7866-4d27-ba8f-81cd12b07e57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 kor 2026 Haxhiu takon kryetarët e partive në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive](https://www.koha.net/arberi/sot-haxhiu-mbledh-kryetaret-e-partive-per-seancen-konstituive)
- [![Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/July/24/4046b615-1084-462a-9650-1f0019701adf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 kor 2026 Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin](https://www.koha.net/arberi/caktohet-seanca-konstituive-partite-perballen-me-afatin-per-presidentin)

[Showbiz.]() [“The Greatest”: Muhammad Ali, nga legjenda e boksit tek ikona e drejtësisë](https://www.koha.net/showbiz/the-greatest-muhammad-ali-nga-legjenda-e-boksit-tek-ikona-e-drejtesise)

[Rajon.]() [Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska](https://www.koha.net/rajon/biznesmeni-i-denuar-ne-shba-per-raketat-e-korese-se-veriut-zoteron-kompani-armesh-ne-republiken-serpska)

[Futboll.]() [Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-nga-reali-barca-shperthen-ndaj-alavesit)

[Futboll.]() [“Derby della Madonnina” i takon Milanit](https://www.koha.net/futboll/derby-della-madonnina-i-takon-milanit)

[Futboll.]() [Autogol nga Hajrizi, gol nga Nivokazi](https://www.koha.net/futboll/autogol-nga-hajrizi-gol-nga-nivokazi)

[Kronikë.]() [Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri](https://www.koha.net/kronike/informacionet-e-qytetareve-cojne-ne-sekuestrimin-e-armeve-ne-veri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"7 qershori - data e zgjedhjeve të reja","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/haxhiu-takon-sot-partite-politike-per-daten-e-zgjedhjeve","datePublished":"2026-04-30T08:03:52+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:12+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":672,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.Takimi pritet të mbahet","url":"https://www.koha.net/arberi/haxhiu-takon-sot-partite-politike-per-daten-e-zgjedhjeve","keywords":"Albulena Haxhiu, data e zgjedhjeve, kqz, kosove, zgjedhje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/30/15523cd6-1441-4859-a700-6e0adbb10223.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
