КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Хаџију: Предложићемо делегирање представника Председништва у Радну групу за бивше лидере

Албулена Хаџиу

Фото: Дритон Пацхарада

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues në mbështetje shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë gjithashtu se Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimin dhe se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të propozojnë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues.

“Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale. Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.