КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Хасимџа: Рама не може да поднесе оставку, плаши се суочавања са правдом

Хасим

Ermal Hasimja, pedagog dhe anëtar i Forumit të Dialogut, ka thënë se nuk sheh mundësi për dialog në situatën aktuale në Shqipëri, mes protestuesve dhe Qeverisë, duke vlerësuar se kryeministri Edi Rama ndodhet në një pozitë të vështirë për shkak të presionit publik dhe interesave që lidhen me pushtetin. 

Sipas Hasimjes, Rama nuk mund të japë dorëheqje, pasi siç theksoi ai, mund të ketë frikë nga përballja me drejtësinë pas largimit nga pushteti. 

“Nuk shohim mundësi dialogu në rastin konkret. Problemi është që Rama është i kapur në situatë të vështirë, në njërën anë nuk mund të japë dorëheqje sepse me shumë gjasa ka frikë për përballje me drejtësinë pastaj. Në njëfarë mënyre ai është e dhe i angazhuar në projekte të shumta me klientët e qeverisë dhe nëse bie nga pushteti janë edhe ata që nuk do donin që ai të dilte. Nga ana tjetër ai është person që në muajt në vijim mund të realizojë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit me shpresën që shqiptarët do impresionohen nga kjo, por nuk besoj që do të ndodhi. Presioni që vjen nga sheshi është jashtëzakonisht i madh dhe janë dy forca madhore që po përplasen”, ka thënë ai në “Interaktiv”. 

Hasimja ka vlerësuar se situata në Shqipëri nuk ka zgjidhje të lehtë, pasi sipas tij nuk ekziston mundësi për arritjen e një kompromisi. 

“Nuk ka zgjidhje të lehtë për këtë sepse nuk ka diçka që mund të krijonte kompromis dhe e vetmja gjë që do të ndodhë është që Rama do përpiqet ta shtyjë sa më tepër dorëheqjen por është një gjë që në një moment do të vijë”, deklaroi ai.

Prej tetë ditësh po vazhdojnë protestat kundër kostove të arsimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Protestat vazhdimisht janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Ata po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, gjë që ky i fundit ka deklaruar se nuk do ta bëjë.