КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Харадинај о смени Исуфаја: Политичка освета

Рамусх Харадинај

Фото: Дритон Пацхарада

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar hakmarrje politike shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se shkarkimit “po i vjen erë e keqe”.

“Kjo erë ka kundërmuar keq në ditën kur kryeministri e sulmonte kryeprokurorin në foltoren e Parlamentit dhe mbronte të akuzuarit për korrupsion. Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve.  Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të premten KPK-ja e shkarkoi Isufajn me arsyetimin për keqmenaxhim e joefikasitetit të institucionit që udhëhiqte. Ai ka qenë fytyra më e kritikuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Isufaj qe votuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, por atëkohë procesi mbeti pezull dhe nuk qe dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Прочитајте друга ажурирања
Блерим Исуфај (Фото: Дритон Пацарада)

Шкаркохет Блерим Исуфај

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të premten.Në një...