Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se e mbështet marshin për liri për ish-krerët e UÇK-së që planifikohet të mbahet më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final të Gjykatës Speciale ndaj tyre.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u bëri thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të dalin në këtë marsh.
Megjithatë, ai shprehu kritika ndaj organizuesve “Liria ka emër”, që sipas tij i kanë ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, dhe deputetët e LVV-së, të cilët, siç tha, i kanë lënë jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së.
“Unë i bëj ftesë të gjithë qytetarëve dhe veteranëve që t’i bashkohen protestës. Ne nuk jemi në Këshill Organizativ, arsyet dihen qartë. Ne do ta mbështesim protestën dhe do të bëjmë thirrje që qytetarët të dalin dhe të jetë një protestë madhështore, veteranët dhe të gjitha strukturat. Por nuk mund të jem aty ku ata i bëjnë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, ku ne e dimë që lideri i tyre, në Parlamentin e Kosovës, e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët. Ai thotë se Serbia ka bërë krime, por prapa meje këta janë kriminel. Po ashtu, nuk mund të jem aty ku deputetë të tij na largojnë nga paga minimale me Listën Serbe”, tha ai.
Gucati adresoi kritika ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që nuk e kanë ngritur çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në qarqe ndërkombëtare.
“Takimet më herët që i kemi pasur me Parlamentin Evropian, zviceran, të Shqipërisë, eurodeputetë, Vatikanin, këto është dashur t’i bëjë Qeveria e Kosovës dhe jo ne. Ne kemi marrë barrën dhe kemi bërë këto takime. Kjo barrë prapë na bie neve dhe do t’i ndërmarrim këso takime para vendimit, ku presim një vendim pozitiv dhe presim që të lirohen. Takimet që i kemi pasur në Këshill të Evropës dhe të tjerë, se gjashtë vite asnjë fjalë nuk është ngritur prej Qeverisë së Kosovës. Madje, kur kanë qenë në vizitë në Vatikan, Vjosa Osmani dhe kryeministri ynë, vetë na kanë thënë që s’e kanë ngritur çështjen e Gjykatës Speciale”, shtoi Gucati.
Krahas kësaj, ai bëri të ditur se kryesia e OVL-UÇK-së ka marrë vendim të përjashtojë nga organizata veteranin Skender Llugiqi, i cili kishte ofenduar ish-komandantin e Zonës së Dukagjinit, njëherësh ish-liderin e Aleancës, Ramush Haradinaj.
такође
Свечла се састао са новим шефом Еулекса и изразио захвалност на подршци у ископавањима у Зубин Потоку
“Kryesia e OVL-UÇK-së ka marrë vendim që të përjashtohet nga organizata. Ai ka të drejtë të jetë veteran dhe të marrë pensionet, por s’ka të drejtë të jetë anëtar i organizatës së veteranëve, Skender Llugiqi. Me fjalët e tij që kemi dëgjuar në Parlament dhe fyerjet që i ka bërë gjeneralit Ramush Haradinaj, sot përjashtohet nga organizata e veteranëve të luftës”, theksoi ai.
Platforma “Liria ka emër”, javën e kaluar prezantoi nismën qytetare “Kosova po pret”, në kuadër të së cilës më 12 shtator do të organizohet “Marshi për liri”, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mes tjerash, iu është bërë ftesa që të gjithë liderët politik dhe institucional në Kosovë t’i bashkohen marshit./KosovaPress/
-
За пет месеци, број случајева малих богиња на Косову се удвостручио у односу на прошлу годину
-
Фотографије преминулих радника постављене испред КЕК-а, захтевају се безбедни услови рада
-
Суд одбацује тужбу МЛСА против општине Приштина због оснивања три дирекције
-
Преминуо бивши градоначелник Призрена Екрем Криезиу