КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Суд ослобађа тројицу оптужених од оптужби за троструко убиство у Глођану, двојицу осуђује за недозвољено поседовање оружја

гиљотина

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të hënën aktgjykim lirues ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt për akuzat që lidhen me vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit 2021 në Gllogjan, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Ndërkaq, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje dhe u dënuan me nga 3, respektivisht 1 vit burgim. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendim.

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit 2021, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre të dyshuarit, akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”.

“Të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, me shënimet personale si në shkresat e lëndës, për veprën penale si në dispozitivin 1 të aktakuzës, lirohen nga akuza. I pandehuri Halil Mehmetaj, me shënimet personale si në shkresat e lëndës, lirohet nga akuza për shkak të veprës penale shtytje në vrasje të rëndë për veprën penale si në dispozitivin 3 të dispozitivit të aktakuzës, i pandehuri Kastriot Mehmetaj lirohet nga akuza që ka të bëjë me veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Por, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje.

такође Врховни суд ослободио Илира Хаџијаја, оптуженог за тешке телесне повреде које су проузроковале смрт 54-годишње жене Арбери Врховни суд ослободио Илира Хаџијаја, оптуженог за тешке телесне повреде које су проузроковале смрт 54-годишње жене

Halil Mehmetaj u dënua me 3 vjet burgim, kurse Kreshnik Mehmetaj me 1 vit burgim.

“Të pandehurit Halil dhe Kreshnik Mehmetaj, me shënimet si në shkresat e lëndës, për veprën penale si në dispozitivin 3 të aktakuzës, shpallen fajtorë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të pandehurit Halil Mehmetaj i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Të pandehurit Kreshnik Mehmetaj i shqiptohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tha Përlaska.

Gjykata kishte vendosur më 10 korrik 2026 për rihapjen e gjykimit, pas paraqitjes së disa provave të reja. Më 19 gusht, këto prova u administruan si prova materiale nga Gjykata Themelore në Pejë.

Pas vendimit të së hënës të Gjykatës, ka reaguar edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila është shprehur se beteja vazhdon.

такође Малићи о убиству 25-годишњака: Оружје са дозволом требало је држати даље од осумњиченог Арбери Малићи о убиству 25-годишњака: Оружје са дозволом требало је држати даље од осумњиченог

“Prokuroria mendon që përtej çdo dyshimi e ka bazuar në shumë prova. Kështu që, thashë edhe njëherë, beteja vazhdon. Kjo është vetëm shkalla e parë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha Gashi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë.