КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Скоро 2.000 матураната средњих школа остало је без универзитетског образовања

зрели тест

Pak mbi gjysmën e nxënësve që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e dytë, të shtunën, e kaluan atë. Rezultatet më të dobëta u shënuan në matematikë, ndërsa njohësit e arsimit kërkojnë më shumë përkushtim nga nxënësit dhe shkollat. Për rreth 2.000 maturantë që dështuan ta kalojnë, do të thotë se s’mund të regjistrojnë fakultetin

Егзона Мема

Nga 4 mijë e 433 kandidatë që iu nënshtruan të shtunën testit të maturës në afatin e dytë, vetëm 2 mijë e 444 e kaluan me sukses apo 55.1 për qind e tyre.

Lënda në të cilën nxënësit shënuan rezultatin më të mirë është shqipja, me mesatare prej 49.3 pikësh, e në matematikë performuan më së dobëti më 36.4 pikë.

Sipas njohësit të arsimit, Xhavit Rexhaj, performanca më e dobët në lëndët natyrore mund të lidhet me disa faktorë.

“Për prindërit, këto lëndë janë më të huaja dhe e kanë më të vështirë të ndihmojnë fëmijët e tyre. Mësimdhënia në këto lëndë me gjasë është më akademike se sa lëndët shoqërore, koha e sotme me teknologji të avancuara nuk e inkurajon të menduarit analitik e kritik, pasi që i ofron informatat dhe zgjidhjet e problemeve të gatshme, edhe natyra e lëndëve të matematikës e të shkencave është më komplekse se ato shoqërore e të tjera”, ka thënë Rexhaj.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vitin e kaluar, nuk pati publikuar rezultatet e afatit të dytë, pasi ato u ishin dërguar nxënësve përmes platformës eKosova. E krahasuar me afatin e parë të vitit të kaluar, kur kalueshmëria ishte 68.6 për qind, rezultatet e afatit të dytë të këtij viti janë dukshëm më të dobëta.

Sipas Rexhajt, këto rezultate janë tregues i nivelit të nxënësve.

“Zakonisht, afati i dytë edhe nënkupton nivel paksa më të ulët të kandidatëve që i nënshtrohen testit. Ndërkaq testi është në vështirësi të njëjtë sikurse në afatin e parë. Një situatë e këtillë tregon se testi i maturës megjithatë po administrohet më mirë, dhe rezultatet gjithnjë e më shumë janë tregues real i nivelit të atyre që hyjnë në test. Për këtë arsye, kërkohet që nxënësit, prindërit dhe shkollat ta marrin testin e maturës e në veçanti lëndët e matematikës dhe të shkencave natyrore më seriozisht”, ka thënë Rexhaj.

Në gjuhën angleze mesatarja e pikëve është 44.1 pikë, ndërsa në lëndët zgjedhore 42.9.

Në njoftimin e saj, Ministria ka bërë të ditur se të shtunën, gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara.

Testi i Maturës ka 100 pyetje e detyra në katër lëndë, e për ta kaluar atë duhen përgjigje e zgjidhje të sakta në 40 prej tyre.

Në afatin e dytë të testit të maturës kanë të drejtë të hyjnë ata që nuk kaluan në të parin dhe ata që për arsye të ndryshme nuk patën mundësi të marrin pjesë.

Pa kalimin e këtij testi, nxënësit nuk mund të regjistrohen për studime universitare.